Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Vasili: Shqiptarëve u ka mbetur vetëm emigracioni, shtëpia e tyre e zaptuar nga korrupsioni

Vasili: Shqiptarëve u ka mbetur vetëm emigracioni, shtëpia e tyre e zaptuar nga korrupsioni

09:18, 26/03/2019
A+ Aa A-

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reagur pas rritjes së ndihmës financiare që emigracioni dergon për familjet në Shqipëri.

Sipas Vasilit, “papunësia dhe varfëria kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugët e Europës dhe të botës si asnjë herë më parë në gjashtë vitet e fundit” dhe “kjo ka ka qenë mundësia e vetme e shpëtimit dhe e mbijetesës për ta dhe familjet e tyre.

“Shqiptarët praktikisht po debohen masivisht nga shtëpia e tyre e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar”, shkruan ai.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Rriten paratë nga emigracioni për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunesisë tronditëse.

Rriten ne 680 milionë euro si asnje herë më parë në 6 vitet e fundit paratë, që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri.

Papunësia dhe varfëria kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugët e Europës dhe të botës si asnjë herë më parë në gjashtë vitet e fundit.

Kjo ka ka qenë mundësia e vetme e shpëtimit dhe e mbijetesës për ta dhe familjet e tyre.

Asnjë strategji ekonomike, por thjesht improvizime korruptive, rënie drastike e investimeve të huaja për shkak të klimës mbytëse dhe asfiksuese ndaj bisnesit,
taksave të larta, mungesës së shërbimeve dhe administratës së korruptuar tatimore janë shkaqet e një rrënimi ekonomik pa kthim, që rilindja instaloi në këto 6 vjet.

Vetëm zgjidhja dëshpëruese e emigracionit ju ka mbetur shqiptarëve dhe të gjitha deklarimet mashtruese me shifra të genjeshtra për ekonominë vetëm sa e rëndojnë thellësisht gjendjen dhe situatën shoqërore e bejnë shpërthyese.

Shqiptarët praktikisht po debohen masivisht nga shtëpia e tyre e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco