Gazetarët: Bandat në Elbasan mbështeten nga kryebashkiaku Qazim Sejdini

Gazetarët: Bandat në Elbasan mbështeten nga kryebashkiaku Qazim Sejdini

23:13, 25/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e para pak ditëve në Elbasan e avokatit Refik Gurra është cilësuar si vrasje mafioze e kryer nga vrasës me pagesë. Ende autorët apo porositësit e vrasjes nuk janë zbuluar, por gazetarët kanë dhënë sonte detaje dhe opinione rreth kësaj ngjarje që tronditi vendin.

Gazetari Arion Sulo, i ftuar në “Open”,  ka deklaruar se krimi në Elbasan është pjesë e lidhjes me politikën.

Sipas tij, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini mbështet një nga bandat më të egra të qytetit.

Ndërsa gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se krimi nuk ndëshkohet pasi ka një lidhje të fortë me politikën.

“Kur një njeri i fortë sulmon hapur policinë tregon se prokuroria ka një pengesë për të hetuar”, tha ai.

Më herët gazetarja e kronikës Anila Hoxha dha identikitin e vrasësit të avokatit Gurra. Sipas gazetares së Top Channel, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë. Hoxha tha se vrasja është bërë nga killer me pagesë.

Kujtojmë se avokati Ravik Gurra ka përfaqësuar anëtarë të familjes Çapaj në gjyqe të ndryshme, ndërsa ka qenë dhe avokat i Emiljano Shullazit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 19:17

Normal qe banda e lal mafiozit komunist eshte banda me e rrezikshme, te gjith shqiptaret e pane sesi banda e Don Qazimit i mori zvarre dhjaksat e policise kanabiste, dhe ska drejtesi edveriste ti hetoje dhe ti gjykoje.

Daj Jaku26/03/2019 08:15

Ku gabon gazetarja? Policia dhe krimi janë një dhe të pandarë. Të gjithë drejtorët e policisë janë nga Tepelena, të gjithë janë mafja e Gramoz Ruçit dhe Saimir Tahirit, të gjithë janë komandantë të kanabizimit të Shqipërisë si dhe të trafikut të tij jashtë vendit. Prokuroria me në krye dy katnaret e malcis është vënë komplet në shërbim të tyre. Krimi, policia, prokuroria, kryetarët e pushtetit, ministrat, gjykatat janë sektorët e mafjes të drejtuara nga Kryetari i madh i Mafjes, ose sikurse emërohet në zhargonin e mafjes, Padrino, Don EDrama. Kjo është e vërteta. Kalimi i kryesimit të mafjes tek DonErioni, si rezultat i sëmundjes së Don EDramës, nuk e ndryshon aspak situatën. Do të ketë disa qërime hesapesh dhe prerje kokash në kupolën mafjoze. Kjo mafje, tashmë ndërkombëtare, e ka emrin "Shoqëria e Hapur" dhe komandohet nga familja e multimiliarderit plak Don Sorosi dhe i biri b***q*** Aleksis, Trashëgimia është e siguruar për brezin e parë, e keqja do vijë kur të cofi Aleksis, por ndoshta, deri atëherë fëmijët do bëhen me bythë, ose me stampa si shishet e plastikës.

Askushi26/03/2019 01:04

Sigurisht qe bandat e Elbasanit mbrohen nga Kryetari bashkis Sejdini. Ju e keni pere qe banda e tij i ra makines se policis dhe nuk e gjati gje. Sejdini mbrohet nga Rama. Dhe keshtu ne te gjithe shqiperin, bandat, policija , qeverrija jetojne bashk.

Shto koment

Denonco