Lidhjet e Ramës me krimin/ Peka: Nisin në Paris e më pas në...

Lidhjet e Ramës me krimin/ Peka: Nisin në Paris e më pas në...

21:21, 25/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar më emisionin "A-Show" përmes lidhjes direkte nga zyrat e Syri Kosova në Prishtinë, drejtori i Portalit Syri.net ka komentuar shkrimin e tij më të fundit, pas Kongresit të Partisë Socialiste, i cili bëri shumë bujë dhe u publikua në pothuajse të gjitha portalet në vend.

Peka, i pyetur edhe nga gazetari Adi Krasta për lidhjet e hershme të kryeministrit Edi Rama me krimin, siç theksohet dhe në shkrimin e tij “Dy fjalë për Edi Ramën”, u shpreh se ato datojnë që prej kohës kur kreu i qeverisë ndodhej në Paris.

“Në Paris. Pas Parisit në Itali. Ne kemi patur shumë drejtues të antimafias italiane që kanë ardhur në Shqipëri e kanë folur për trafiqet nga Shqipëria. Vetëm tani e dimë me kë kanë lidhje në Itali grupet shqiptare”, u shpreh Peka.

I pyetur se, cilët janë personat që nesër mund të shesin kryeministrin Rama, Peka u përgjigj shkurtimisht: “Erion Veliaj, që i dha partinë. Ai është njeriu më i pushtetshëm në PS për momentin”

Editoriali i Çim Pekës, pas sulmit të paprecedentë të kryeministrit Rama dhe që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut:

https://www.syri.net/op-ed/240190/dy-fjale-edi-rames/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco