Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Greqisë: 'Popujt tanë meritojnë të jetojnë në begati'

Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Greqisë: 'Popujt tanë meritojnë të jetojnë në begati'

20:28, 25/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar për Ditën Kombëtare të Greqisë, ku u shpreh se shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni dhe begati.

“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.

Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.

Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!”, shkruan Presidenti Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco