Ish-kryebashkiaku socialist tall vargun me Ramën: Të na ftoje në Kongres të paktën sa për FB

Ish-kryebashkiaku socialist tall vargun me Ramën: Të na ftoje në Kongres të paktën sa për FB

20:14, 25/03/2019
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, i ka kushtuar vargje “të ndjera” Kongresit të Partisë Socialiste, ku me plot sarkazmë qësendis që do kish qenë mirë që ta kishin ftuar qoftë edhe sa për sy e faqe, për facebook.

Arben Dukës miqësisht me vargjet e mia modeste !

Tung o Arben Duka/ Më bëre të llois

Se aq mirë sa ty/ Fjalët s’i radhis

Tani pas Kongresit/ Ndonjë llaf ta themi

Se ne veteranët/ Vetëm fjalën kemi

Për ne veteranët/ Mbase mirë do ishte

Jo në presidium/ Të paktën një karrige

Pa shumë pretendime/ Nuk donim kolltuk

Vetëm të dëgjonim/ Se jemi të urtë

Nuk bëhej qameti/ Vetëm për një ftesë

Që dhe veteranët/ Të ishin në Kongres

Të ishin si fasadë/ O ti Arben Duk’

Jo për të llafosur/ Thjesht sa për fejsbuk’

Shpresoj o miku im/ Në se jemi gjallë

Në Kongresin tjetër /  Të jemi në ballë

Tani s’kemi nge për llafe/  Kemi një fushatë

Socialistët punë/ Rilindasit gallatë

Puna do vazhdojë/ Të rinj e veteranë

Të fitojmë zgjedhjet/  Nga Vlora në Tiranë

Dhe pasi të fitojmë/ Me punë ditë e natë

Të dyve do na thonë/ Keni grirë sallatë

Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 19:59

Na hongsh mutin ti ish kryehajduti i Vlores, bashk me Arben b... qe i osht mush mendja se osht bejtexhi me fame, te ishe burre ti shkoje dhe perballeshe me drejtesine dhe nuk shkoje te strukeshe si miu ne spital. Je hajdut Shpetim Gjika, dhe ti Arben b... thjesht nostalgjik i kohes se Dulles.

Skelari25/03/2019 22:39

Nga mendja me ke ikur por nga zemra sme ke kur.Prandaj mos u merzit qe ste ftuam.Heren tjeter te stacioni i trenit do ngreme dolli.

Avduli25/03/2019 21:44

Gjalle qenka ky miu akoma?! Tani qe se pjerdh me njeri, i bejne shoqeri vetem qente e kazaneve te llozhdrave!

Shto koment

Denonco