Intervista për Rai-n/ Zheji ironizon me Ramën: Perfeksionoi vjedhjen e votave

Intervista për Rai-n/ Zheji ironizon me Ramën: Perfeksionoi vjedhjen e votave

20:05, 25/03/2019
A+ Aa A-

Analisti dhe gazetari Artur Zheji ka folur për rrjetin italian Rai, për programin Dossier në TG2, rreth situatës politike në vend.

Që në fillim të programit thuhet se babai i Artur Zhejit ka qenë mësues i Edi Ramës. Por tashmë, Zheji mendon se artisti Rama e ka çuar në perfeksion edhe vjedhjen e votave.

“Këta zotërinjtë e drogës, apo e të gjitha trafiqeve të mundshme, janë edhe ata zotërinj që në rastet e fushatave elektorale sjellin më shumë vota dhe të mbajnë në pushtet. Kjo u pa në mënyrën më të bujshme në zgjedhjet e vitit 2017 ku u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve. Ne kemi patur në parlamentin shqiptar mbi 10 deputetë nga e majta e Ramës, që më vonë u zbulua se kishin precedentë penalë të papranueshëm”, shprehet Zheji

Më tej, drejtuesi i emisionit “360 gradë” shton: “Sipas meje nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që nuk është infektuar nga ky virus. Por unë e them shpesh në emisionin tim, për faktin se Rama është një tip që e pëlqen perfeksionin, ai është piktor, shikon detajet, të gjitha gjërat duhet të jenë në njëfarë harmonie. Ai e ka çuar në perfeksion edhe këtë pjesë të shëmtuar të realitetit shqiptar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco