‘Hiqni depozitat, do u furnizoj me autobot’-Iriqi bisedon me Erion Veliajn

‘Hiqni depozitat, do u furnizoj me autobot’-Iriqi bisedon me Erion Veliajn

19:05, 25/03/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - E shpalle kandidaturën. Dukej sikur pate frikë se mos Rama nuk do ishte dakord.

Veliaj: - Edi më sjell në kujtesë Mondën. Ishte një gocë e bukur në Kuçovë, se atje jam rritur. Asnjë çun nuk i afrohej. Eh, ku na pjerdh ajo ne, mendonim. Pastaj kaluan vite. Më tha një shok, shko kape Mondën! Eh, kush e pjerdh Mondën tani, i thashë. Kështu dhe Rama. Tani veç vish e xhvish benevrekë. Kaq di. Bën dhe selfie dhe pandeh se është Edi i ca viteve më parë. Askush nuk ia var më.

Iriqi: - Ia var Fuga.

Veliaj: - Fuga e vërtit si fugë. Ai e mori më qafë. Tani ka filluar dhe eksperimentin me trurin e Edit.

Iriqi:- Eksperimentin?

Veliaj: - Po. Ia jep një fjalim për ta lexuar, por ia le në dorë të tre kopjet. E Rama, hahahah, i lexon të trija dhe nuk çuditet, ose as i vjen ndër mend kujtesa. Ka rrëshqit komplet. Apo ajo batuta me, si i ke lindur fëmijët?

Iriqi: - Si është kjo?

Veliaj: - Që të tregonte se gjërat do bëhen me radhë dhe një nga një, Rama i pyeste qytetarët që ankoheshin: ‘Si i ke bërë fëmijët? Një nga një apo të gjithë përnjëherë?’ Ata sigurisht i thoshin, një nga një. Ja pra, kështu do veprojë qeveria, thoshte Rama. Por Fuga ia dha këtë batutë dhe me studentët. Nisi t’i pyeste, si i bëni fëmijët, një nga një... Ata qeshnin dhe Edi qeshte. I dukej se i kishte lezet humori. Ndoshta vitin që vjen nuk do mbajë mend as emrin e Taulant Ballës.

Iriqi: - Çfarë objektivash ke për mandatin e dytë?

Veliaj: - Së pari të bëj nja 20 kulla në mes të Tiranës. Janë aq miliarda të kanabisit sa veç në ndërtim pastrohen. Pastaj do shemb teatrin, muzeun, pallatin e kulturës e po u nxeha do zhduk dhe ministritë. Do prish...

Iriqi: - Nuk do ndërtosh gjë? Psh; uji do vijë 24 orë?

Veliaj: - Sa mirë që ma kujtove. Do jap nga kjo intervistë një sihariq. Do heq depozitat e banorëve. Në asnjë pallat nuk do i shohësh më. Dhe para çdo pallati do vendos autobote uji. I pastër, i pijshëm dhe harrojini oraret dhe erën e pakëndshme të Bovillës. Tani me koncesion ujin do e keni të sigurt. Madje kam urdhëruar të kontrollohen autobotet të jenë me bote të nikeluara e të certifikuara.

Iriqi: - Po tjetër?

Veliaj: - Tjetër asgjë. Në vitet që vijnë s’do kemi as lekë, as popull. Ndaj dua të jem kryetar i PS se Rama na çon në opozite qysh sivjet e unë për opozitë shok kam vetëm qenin.

Iriqi: - Dmth?

Veliaj: - Dmth që unë leh e kuis bukur, pra ia çaj bythën qeverisë. Të isha sot opozitë e kisha djegur kryeministrinë dhe bashkinë.

Iriq: - Pra Tirana do bëhet...

Veliaj: - Tirana do bëhet krematorium. Me atë ajër të helmuar kot hedh gaz Sandër Lleshi. Leri të vdesin ngadalë, mos i nxito, i them. Por ai lexon sms-të e budallait të gjatë e s’pushon.

Iriqi: - Pra zgjedhjet do bëhen në qershor?

Veliaj: - Zgjedhjet si të bëhen si mos bëhen dihet rezultati. Paguaje që ta kesh, është motori i votimeve në Shqipëri. Dhe me kaq sa kemi blejmë dhe zgjedhjet në Itali. I kam çuar fjalë dhe Trump për 2020. Do të zgjidhesh, na kontakto ne dhe e ke të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco