Kullat te Parku i Liqenit/ Zhupa i përgjigjet Gocit: Denoncimi u bë dje nga selia e PD-së

Kullat te Parku i Liqenit/ Zhupa i përgjigjet Gocit: Denoncimi u bë dje nga selia e PD-së

17:35, 25/03/2019
A+ Aa A-

Pas denoncimit publik të pedagogut Ervin Goci lidhur me zyrtarizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një kulle tjetër në afërsi të Parkut të Liqenit Artificial, ka reaguar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Sipas Gocit, “Opozita duhet ta ndajë mendjen, ose të luftojë sistemin e kalbur në tërësi, ose të vazhdojë cirkun, ose të ndalojë burimin e fuqizimit të Ramës, ose të presë rradhën se mos merr në pushtet në tavolinë”.

Por sipas zëdhënëses së selisë blu, denoncimi për rastin në fjalë është bërë që në shtator të vitit 2018, ndërsa denoncimin që pubklikoi sot Goci është bërë ditën e djeshme po nga znj.Zhupa nga selia e Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Ne pergjigje te aktivitistit Ervin Goci

Denoncimi per kullat tek Parku i Liqenit eshte bere nga une qe ne shtator te vitit 2018, me dokumenta dhe video nga Akpt. Po per me shume https://youtu.be/xNstb9CBV7k

Po ashtu rruga qe ju nxirrni sot ne fcb eshte marr nga portalet nga denoncimi im dje, me dokumenta te prezantuara nga selia e Partise Demokratike.

Per denoncimet me fakte dhe dokumenta si dhe me video mund ti referoheni faqes time zyrtare ne facebook per te pare sesi jane denoncuar kullat dhe aferat e Veliajt kohe pas kohe.

Ju pergezoj per kundershtimin qe beni ndaj vendimarrjeve te bashkise se Veliajt por gjithashtu ju lutem mos na hidhni poshte punen. E cila ne keto kohe mungese transparence dhe kapje institucionesh per ne eshte edhe me e veshtire per te siguruar dokumenta dhe fakte per denoncime.

Per me teper mund te shikoni:

Deklarata me ze dhe figure
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2381844558767304?sfns=vmo

Deklarata tekst dje nga selia

• Erion Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës. Zonën e hyrjes tek Parku i Liqenit jo vetëm do ta betonizojë, por me paratë publike po bën gati infrastruktirën për kullat private.

• 4 ditë para shpalljes së rikandidimit luksoz që, sipas mediave, kushtoi më shumë se 1 milionë euro, Veliaj hapi tenderin 2 milionë euro për 650 metra rrugë tek ish Garda.

• Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga Rama dhe Veliaj, dy njerëz të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES INA ZHUPA

Disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta zyrtare që zbuluan para qytetarëve planin e Erion Veliajt për ta kthyer zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime.

Në atë kohë, ne e sfiduam Erion Veliajn që të mos u shiste qytetarëve propagandë, por t ë diltë në debat me ne dhe të shpjegonte përse në planin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e Liqenit artificial, mu në hyrje të tij, do të bëtonizohej.

Siç e ka zakon, Erion Veliaj mashtroi, pa dhënë asnjë argument.

SINKRON VELIAJ PER TA BËRË ZONËN PJESË TË PARKUT

Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim. Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.

4 ditë përpara shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra. Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt. Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës.

Oligarkët do ta kenë rrugën të hapur për të ndërtuar kulla mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate, me shërbime, parking dhe banim.

Tirana me Erion Veliajn në shërbim të pastrimit të parave, nuk kursen asgjë, as mushkërinë ë vetme të qytetit, as trashëgiminë kulturore dhe historike, as shtëpitë e banorëve të saj. Në vend të shfaqjeve luksoze dhe korruptive, Erion veliaj duhet t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

• Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit?
• Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial dhe sa para të pista do të pastrohen në tokë publike?
• Cilat janë interesat dhe fitimet e Veliajt dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?

Partia Demokratike është dhe do të jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga këta dy njerëz, të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni25/03/2019 19:00

denoncimi i nje padrejtesie,...aktiviteti kriminal...shkelje e Ligjeve ...akti korruptiv behet ne Prokurori dhe atje behen protesta.. mjafte me deklarata sa per te la gojen.!!!!!!!!

Lali kurva25/03/2019 18:32

Ik ore legen i Mjaftit....bq.

Shto koment

Denonco