Parku i Dajtit nën flakë, Shkalla e Tujanit e shndërruar në gurore, Policia e Prokuroria në ç’drejtim të paditur kanë shkuar?

Parku i Dajtit nën flakë, Shkalla e Tujanit e shndërruar në gurore, Policia e Prokuroria në ç’drejtim të paditur kanë shkuar?

17:00, 25/03/2019
A+ Aa A-

Vijojnë akuzat për shkatërrim të zonave të mbrojtura dhe Parqeve Kombëtare, të cilat jo vetëm po digjen por janë shndërruar edhe në gurore për të përfituar një grusht njerëzish.

Rastin më të fundit e denoncon anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltzi.

Eksperti i çështjeve mjedisore ngre alarmin se, Parku Kombëtar i Dajtit, që është përfshirë nga flakët prej orësh të tëra dhe Shkalla e Tujanit, zonë historiko-arkeologjike e mbrojtur me ligj, po shkatërrohen.

“Parku Kombëtar i Dajtit i kthyer në gurore tek Shkalla e Tujanit dhe i djegur gjithe natën. A ka përgjegjësi apo ç’e deshe? Po pse paguan ky shtet 400 rroga per agjensi zonash të mbrojtura kur zonat e mbrojtura mjedisore i kthejnë në gurore dhe i venë zjarrin? Po Policia dhe Prokuroria në ç’drejtim të paditur kanë shkuar?”, shkruan Malltezi në denoncimin e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco