Zekthi në Syri.net: Qeveria është 'gjarpëri në guvë', e nxjerr vetëm populli

Zekthi në Syri.net: Qeveria është 'gjarpëri në guvë', e nxjerr vetëm populli

16:12, 25/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, përballë ghazetarit Alen Xhelili, analisti Fitim Zekthi ka komentuar ngjarjet më të fundit të aktualitetit në vend, duke u ndalur te kriza politike dhe akuzat e mazhorancës ndaj PD-së për lobim me fonde ruse në SHBA.

Sipas tij, kjo gjë është absurde pasi në SHBA nuk tolerohen të tilla fenomene.

 "Nuk mundet Basha të shkojë para në SHBA me ndihmën e rusëve sepse Thesari dhe FBI nuk të lejojnë një cent”, tha Zekthi.

Sa i përket krizës politike në vend dhe zgjidhjes së saj, Zekthi u shpreh se, gjarpri në guvë është qeveria dhe është populli që duhet ta nxjerrë.

“Edhe nëse PS i humbet 61 bashki nuk ka pse shkon në zgjedhje të përgjithshme. Lapsus politik. Pse duhet ti ofrojë ai zgjedhje të parakohshme opozitës. Pa vetëdije bëri një lapsus. Në shqipëri sot jemi përballë një krize duhet një qeveri, opozita thotë tranzitore, që të bëjë dy gjëra: gjarpri në guvë është qeveria, duhet hequr qeveria që e heq populli, ose imponim nga ndërkombëtarët. Nuk ka nevojë për shkencë. Populli me presionin e vetë mund ta njerrë gjarprin nga guva”, u shpreh analisti Fitim Zekthi,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco