Basha mbledh kryesinë: Protesta në çdo rreth e çdo seancë parlamenti

Basha mbledh kryesinë: Protesta në çdo rreth e çdo seancë parlamenti

11:54, 25/03/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku në fokus kanë qenë qëndrimet e opozitës tashmë që ndodhet jashtë Kuvendit, si dhe organizimi i protestave.

Basha mësohet se iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë:

Duhet të angazhohemi në zonat e caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Duhet të ketë protesta në rrethe, sipas problematikave që kanë qytetarët. Aktivët e çdo dege te mblidhen përgjatë javës. Protesta të përhershme kur ka parlament.

Basha ka kërkuar dhe më shumë angazhim nga i gjithë grupi parlamentar dhe kryesia për protestat që do të mbahen.

Po ashtu Basha iu ka kërkuar ish-deputetëve të tij që të intesifikojnë takimet me qytetarët.

Kujtojmë se opozita ka publikuar dhe datën e protestës të madhe që do të mbahet, që do të jetë 13 Prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco