‘Flamë kazanësh’, apo pasqyrë që tregon Edi Ramën e vërtetë?!

‘Flamë kazanësh’, apo pasqyrë që tregon Edi Ramën e vërtetë?!

11:34, 25/03/2019
A+ Aa A-

‘Të përdorim rrjetin tonë të anëtarësisë për ta ridimensionuar të Keqen…Nuk do të thotë, që ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ata me lirinë e tyre mund të diktojnë axhendën e lajmeve në ato kafazet e pëllumbave të tyre, por nuk diktojnë lirinë tonë për të komunikuar sy më sy dhe rrjet social më rrjet social me të gjithë njerëzit e këtij vendi.

Në këtë luftë të barabartë për informacion të gjithanshëm me rrenat që bëjnë kërdinë, ne duhet të vendosim patjetër një ekuilibër të ri, prandaj të dashur miq dhe shokë, motra dhe vëllezër, anëtarë, simpatizantë dhe zgjedhës të Partisë Socialiste, por edhe Ju të gjithë njerëz normal të këtij vendi…përfshijuni çdo ditë pak minuta në këtë luftë.

Si? Përmes telefonit tuaj, me Facebook tuaj, instagramin, twitterin, whatsapp. Jepni pëlqime, shpërndani lajme, bëni komente, ndani informacionin real, merrni rolin tuaj si qytetarë për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh…’

Menjëherë pas kësaj thirrje të kryeministrit të vendit. për një luftë hibride- kibernetike me kundërshtarë, shqiptarë-shqiptarë, me fushë beteje eterin mediatik dhe social, në adresën e Syri.net dhe pas çdo lajmi apo editoriali politik të botuar (veçanërisht me temë, Edi Ramën) vërshuan ‘komente’ të tipi; plehra, derra, kazanë, etj.

E njëjta situatë denigruese, na u konfirmua edhe nga kolegë të mediave të tjera online, të cilat mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverisjes së Rilindjes.

Edhe pse shqiptarët bombardohen, 24 në 24 orë, me propagandën e kësaj qeverisjeje dixhitale, në rrjetet sociale, nëpërmjet ERTV-së, televizioneve Kombëtare dhe dhjetëra portaleve të financuara direkt nga organizata e tyre, duket se Edi Rama ka kuptuar se e ka humbur këtë luftë. Tani i dëshpëruar, ka hedhur edhe hapin e fundit për të shpëtuar qeverisjen e tij virtuale, por me një strategji të ndyrë dhe të shumë të rrezikshme njëkohësisht; përçarjen mes shqiptarëve dhe cytjen e një pjese të tyre kundër tjetrës, duke shfrytëzuar fuqinë e rrjetit.

Rama në fakt në fjalën që mbajti në anti-mitingun e tij ditën e shtunë, shpalli kapitullimin e makinerisë së tij gjigante dhe të mirë paguar të propagandës, që e ka mbajtur më këmbë deri më tani.

Duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë, ai kërkoi ndihmën e gjithë militantëve të partisë, të punësuarve në administratë dhe kujtdo tjetër që ka borxhe te Rilindja, që të përfshihen në një luftë eterike për të linçuar dhe denigruar këdo që po rrezikon karrigen e tij.

 Por e vërteta është se Edi Rama si individ, por mbi të gjitha si kryeministër nuk ka humbur luftën me mediat kundërshtare, por me realitetin e vendit që drejton prej 6 vitesh. I fiksuar pas të ashtuquajturit ‘sukses’ në krye të bashkisë së Tiranës, nëpërmjet bojatisjes së fasadave të pallateve të vjetër të periudhës së komunizmit, ai mendoi se e njëjta strategji do të funksiononte edhe për gjithë Shqipërinë.

Nëse kur ishte në krye të bashkisë, pas çdo bojatisje pallati apo kumbulle të mbjellë nëpër bulevarde qëndronte një leje ndërtimi (me gjithë 20 përqindëshin e famshëm të tij, brenda) këto 6 vite pas çdo shatërvani dhe qendre qyteti të bojatisur, qëndrojnë miliardat e koncesioneve dhe tenderimeve korruptive. Por mbi të gjitha; krijimi dhe konsolidimi i skemës më të padëgjuar në botën demokratike; favorizo krimin e organizuar dhe atë ekonomik, mblidh nëpërmjet tyre me çdo mënyrë vota, konsolido pushtet… dhe kështu në formën e një rrethi vicioz pambarim.

Tani i gjendur përballë një realiteti të cilin e krijoi vetë me një plan malinj të krijuar që përpara se të kapte pushtetin e kryeministrit, këtë realitet për të cilin shumica e shqiptarëve jo vetëm janë të zhgënjyer por edhe e urrejnë, po tenton me dëshpërim që ta paraqesë nëpër rrjetet sociale dhe mediat e shumta që kontrollon, sikur nuk ekziston. Çështja është se ata 400 mijë shqiptarë që kanë ikur të dëshpëruar nga Shqipëria këto vitet që ai ka qeverisur, nuk janë virtualë por realë.

Skandali i Unazës së Madhe, koncesionet dhe prokurimet publike në qindra milion euro pa prodhuar punësim dhe asnjë cent për mirëqenien e shqiptarëve nuk janë imagjinatë.  Droga, pastrimi i parave, blerja e zgjedhjeve nëpërmjet krimit të organizuar, nuk janë shpikje të ‘kazanëve e kadrinjëve’ vendase mediatik, por të certifikuara nga raportet dhe media të shumta ndërkombëtare me fakte. Mbi të gjitha se si është realiteti i vendit që drejton Edi Rama, e di xhepi dhe shpirti i shumicës së shqiptarëve.

Prandaj lufta që i ka shpallur pasqyrës, duke e quajtur ‘flamë’ vetëm se i tregon atë që është në të vërtetë; një monstër në shërbim të grupimeve më makute ekonomiko-kriminale, nuk ka gjasa që të fitohet me këto urdhra e thirrje linçuese. Loja me xhingla-mingla virtuale, që u ka hedhur deri më tani shqiptarëve nëpërmjet qeverisjes së tij dixhitale dhe medieve tip ERTV ka mbaruar.

Radhën e ka autopsia e përbindëshit, të vetë pikturuar si ‘engjëll’!   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz25/03/2019 15:09

Jane veç perpelitjet e fundit te edvin bajges dhe llumit te tij siçilist. Asnje nuk duhet te ndihet ne borxh me qeverine e qelbesirave. Te gjithe te punesuarit ne administrate, sigurisht behet fjale per te ndershmit, paguhen nga taksat e popullit, rrogat nuk ja u jep as edver rampalla dhe asnje kryebashkiak i kellires ripjerdhiste.

Atdhetari 25/03/2019 12:22

Pasqyr qe tregon Edi drogen evertet.

Shto koment

Denonco