Pse e shtyn qeveria SPAK-un dhe Byronë, që s’kanë lidhje me opozitën?!

Pse e shtyn qeveria SPAK-un dhe Byronë, që s’kanë lidhje me opozitën?!

10:08, 25/03/2019
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! Nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh, një apo disapërdorimësh.

SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur. Edhe për institucionet e tjera që janë në pritje për t'u ngritur, Parlamenti, edhe ky që është, nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.

Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.

Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm pa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!

Qartësisht "Hallatet" i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë.... Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi.....

Por ama fajin e ka ...... Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa "Hallate"! Këto të fundit janë më interesante për lajme...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramox25/03/2019 16:03

Ju e dini shum mir pse e shtyjne z.Manjani, por megjithate un po them diçka sigurisht jo per ju. Keta qelbesira qe na udheheqin, i kane ca plane per te shembur disa ndertesa historike per Shqiperine dhe shqipetaret, e ne vend te tyre te ndertojne ca kulla me leket e "pastra" te droges, dhe sigurisht sa te mbarojne pune me grabitjen e prones private ne bregdet, per tju mbaruar pune disave qe po me lek te "pastra" i sollen dhe i mbajne keta bajga ne pushtet. Ne perfundim, opozita ne rruge dhe pa imunitet ka frike nga drejtesia, hajdutet e ridhjerjes qe kan 6 vjet ne pushtet, nuk tuten fare, natyrisht kan drejtesin qe emeruan vet.

Shto koment

Denonco