Llogaria që rrëzon propagandën e Veliajt/ Ja sa njerëz ishin në mitingun e PS

Llogaria që rrëzon propagandën e Veliajt/ Ja sa njerëz ishin në mitingun e PS

20:52, 24/03/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme njëherësh me punimet e Kongresit, Partia Socialiste u angazhua edhe në sigurimin e një pjesëmarrje masive në takimin për “BashkinëQëDuam”, që këtë herë përkonte me rikonfirmimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në Tiranë.

Numri i pjesëmarrësve tek takimi që u cilësua edhe si hapje e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit ishte i konsiderueshëm, ndërsa nuk munguan as akuzat nga opozita se Rama dhe Veliaj kishin paguar autobusë për të sjellë administratën nga rrethet në kryeqytet.

Vetë, kryebashkiaku Veliaj tha në fjalën e tij se sheshi “Nënë Tereza” ishte mbushur me 100 mijë qytetarë nga Tirana, duke vendosur theksin te fitorja e garantuar në zgjedhjet e ardhshme. Por llogaritjet tregojnë të kundërtën, numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë herë më i vogël, 6000-6100 pjesëmarrës.

POSTIMI I BESNIK BALËS:

Sipërfaqja që zë një karrige është 0.25m2.
Sipërfaqja që zë një karrige me tolerancë përpara sa 1.5fishi i distancës ndërmjet këmbëve të saj është 0.875m2.
Sipërfaqja që zë një karrige duke përfshirë hapësirat boshe(korridoret e kalimit ndërmjet parcelave+sipërfaqen e podiumit+sipërfaqen e skajeve të sheshit+distancat ndërmjet vetë karrigeve) është 1.5m2.
Sipërfaqja e sheshit Nënë Tereza, e matur nga portali qeveritar i ARCGIS mbi imazherinë e Ortofotos 8mm të vitit 2018, laj thaj vish është afërsisht 9120m2.
Po të pjestojmë sipërfaqen totale me sipërfaqen njësi na del një vlerë prej 6000~6100 pjesëmarrësish.

Përtej kësaj, llogaria thellohet:
U bë një fushatë me presion largimi nga puna nga të gjithë skërfyllët e partisë për të sjellë minimumi nga 9~10 vetë në shesh(pavarësisht çfarë janë ata që vijnë) për këtë takim. Pra po të pjesëtohet kjo vlerë me 10 dalin 610 vetë.

Por ka edhe me tej:
Nga kjo sasi e mbetur mbi 50% do kenë qenë nga asambleja e zhvilluar aty ngjitur tek Pallati i Kongreseve. Nga 300 të mbeturit 100 ishin kandidatët e rinj për këshillin bashkiak.
Nga 200 të mbeturit 100 do kenë qenë nga stafi administrativ(security, gardistë, snaiperistë, policë, pastruese, dj, kamionistë, pirunistë, kamarierë, magazinierë, etj).
Nja 100 të mbeturit do kenë qenë deputetë, drejtorë, etj, etj përfshirë edhe lali erin top sheqerin sëbashku me edvin yamamoton.

Me pak fjalë kjo që ndodhi tregon publikisht se sa e tkurrur, e falimentuar dhe e dëshpëruar është partia socialiste pavarësisht gjysëm milioni euro të djegura (nga paratë e tua që po e lexon këtë status) për këtë tentativë rrene, gjoja me pjesëmarrje prej 100mijë personash(hahahaha, çfarë përralle për fëmijë çerdhesh sepse tek fëmijët e kopështit shtohen pyetjet).

Ajo çka një njeri me 2 pare mend duhet të shohë nga kjo fasadë marketingu është paraqitja publike dhe e dëshpëruar e një falimentimi të paralajmëruar.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cak-cak25/03/2019 08:18

    Nëse sipas Erionit në sheshin Nënë Tereza qenkan vendosur 100 mijë karrige, i bie që në protestën e opozitës në këmbë, në 16 mars, paskan qenë një milion njerëz. Jo vetëm në antimitingun e Tiranës, por edhe në antimitingjet e tjera të zhvilluara nga Rama në qytete të ndryshme në kohën kur opozita ka protestuar në lëvizje në këmbë, cilido e kupton se është bërë përpjekje e kushtueshme në para, me skenarin e karrigeve për të krijuar imazhin mashtrues të pjesmarjes së madhe. Pa ju futur hesapeve të bëra në këtë shkrim, mjafton edhe ta shohësh sheshin me sy të lirë, e kupton menjëherë se shifra e përmendur nga Erion Veliaj i ngjet gënjeshtrave të tij të një milion pemëve të mbjella. Njëqind mijë mund të ishin në shesh, vetëm nëse në çdo karrige të ishin ulur 100 vetë, por u pa nga gjysma e fjalimit të Ramës, se së paku 30% e karrigeve ishin bosh. Mandej ka edhe diçka tjetër. Gjatë fjalimit të Ramës, kamera ishte fiksuar vetëm tek ai e ndërkaq në kohën që ai fliste, dëgjoheshin thirrje nga zëra fëmijshë që të kujtonin mitingjet e kohës së Enverit, ku nxënesit e shkollave të futur në kuadrate të organizuara, përsërisnin si papagej parullat që ju diktonin mësuesit.

    Daj Jaku25/03/2019 00:34

    Në 9000 metër katrorë nuk mund të rrijnë 100.000 vetë. As në autobuzët e lalfikut, ku njerëzit rrasen si sardelet në konserva, nuk mund të rrijnë 12 vetë në një metër katror, jo më të ulur në karrige. Ky mashtrues gënjen edhe të vdekurit dhe nuk i skuqet turibytha nga turpi. Tamam liderr për rilindjen.

    vera24/03/2019 21:19

    Erion Veliaj, e ka filluar karieren e vet, me,c,te te them,10 vete ne rreth te gjane, ne te mbledhur,sefte,ne publik. hajt ,po ja shtojme dhe pese,

    Shto koment

    Denonco