‘Babale’/ Manjani: Pse prokuroria pret ndërrimin e pushtetit për të bërë detyrën

‘Babale’/ Manjani: Pse prokuroria pret ndërrimin e pushtetit për të bërë detyrën

20:47, 24/03/2019
A+ Aa A-

Skandali i fundit i përgjimeve në çështjen ‘Babalja’, ka shkaktuar reagim të forta në qarqet politike dhe mediatike në vend.

Ish-Ministri i9 Drejtësisë Ylli Manjani, në një reagim në rrjetet sociale ngre disa pyetje rreth këtij skandali ndërkohë që shton se pse “Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën”?!, duke bërë referencë të qartë për organin e prokurorisë.

Ja reagimi i plotë i Manjanit

Ndërkohë shumë interesante këto bisedat telefonike, që i ka përgjuar Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.

Vijoj të pyes: si ka mundësi që këto materiale hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Natyrisht ky i fundit bën mirë që i publikon, për sa kohë që akuzohet për një gjë që se ka bërë..

Prap pyes: si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci, që ka pranuar të aktrojë dhe prokuroria nuk bën asnjë hetim?!

Po politikanët që përmend aktori-pijanec, përse nuk thirren të dëshmojnë?!

Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco