Polici i arrestuar për drogë, pjesëmarrës në Kongresin e PS-së

Polici i arrestuar për drogë, pjesëmarrës në Kongresin e PS-së

19:20, 24/03/2019
A+ Aa A-

Gjergj Dodani, polici që u arrestua sot për kanabis, ishte dje në Kongresin e Partisë Socaliste. Ky është denoncimi i publikuar para pak minutash në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i plotë i ish kryeministrit:

Polici Gjergj Dodani qe u arrestua sot per kanabis ishte dje ne kongresin e partise se hashashit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje z. berisha! Si i thon nji fjals "ujku qymen e ndrron, por jo zakonin" ! Ky polici i arrestum per droge ka ken dje me kongresin e Rilindjes, e nuk jena habit fare kur e kena pa! Me drogaxhi e ka ba shtetin e po me drogaxhi don me e majt! Kta duhen shporr si ne '91 me revolucjon! Tana t'mirat e ta kam nis per me e publiku qi ta marrin vesh tan mileti! Tu rrit ndera e s'duhet mu dorzua para ktyne qejve kriminela

Arrestimi i Dodanit është kryer më datë 12 korrik 2016.

Ja çfarë shkrunte Syri.net:

Këta janë dy efektivët e policisë në Pukë që akuzohen për shpërdorim detyre dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Bib Luka dhe Gjergj Dodani raportonin të dhëna të rreme për kultivimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin.

Ata u arrestuan pas hetimeve nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

http://arkivi.syri.net/2016/07/12/foto-dy-policet-e-arrestuar-ne-puke-qe-kultivonin-kanabis/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ardi27/03/2019 15:01

    E ku eshte habia aty....kongresi i kanabisit ishte..pjesmarresit duhet te kishin njohuri mbi kanabisin

    Shto koment

    Denonco