Kam qenë nënte vjeç! Cakaj hesht per Kosovën, NATO-n dhe Klintonin

Kam qenë nënte vjeç! Cakaj hesht per Kosovën, NATO-n dhe Klintonin

19:03, 24/03/2019
A+ Aa A-

Sot u mbushën 20 vjet nga ndërhyrja ajrore e NATO-s mbi Serbinë, një moment historik ky për vetë Aleancën e Atlantikut por sidomos për kombin shqiptar.

Kjo ndërhyrje e paprecedentë, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës nga okupimi serb dhe më vonë shpalljes së Pavarësisë së saj.

Në këtë ditë të shënuar, kanë qënë të shumta reagimet politike dhe jo vetëm si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë.

Por të bën përshypje se personi i cili duhet të ishte në grupin e parë të personaliteteve që duhet të reagonin për këtë ditë, ka heshur!

Fjalë është për Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj.

Nuk besojmë se Cakaj ka qënë kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, por me shumë mundësi ka lidhje me faktin se z. Cakaj nuk reagon për ngjarje historike të Kombit qe kanë ndodhur ... para se Genti të bëhej 18 vjec, pra në moshën e patentës.

Kjo u duk edhe kur ngatërroi poemën e Naim Frashërit, ”Bagëti e Bujqësi”.
Cakaj kaloi një moment vërtet të pakëndshëm përpara qindra syve që ishin duke e vëzhguar. Poema e famshme, si në ratin e sotëm, është shkruar 100 vjet para se të lindte Genti, kështu që nuk kishte si ta dinte!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco