VIDEO/ Simpatizantë të PS dhe Veliajt dhunojnë protestuesin

VIDEO/ Simpatizantë të PS dhe Veliajt dhunojnë protestuesin

18:10, 24/03/2019
A+ Aa A-

Kongresi i djeshëm i Partisë Socialiste, përveç rikonfirmimit të disa kryebashkiakëve, ka patur edhe skena dhune.

Gjatë mitingut, simpatizantë të Partisë Socialiste dhe Erion Veliajt kanë dhunuar Dilaver Nelën, i njohur ndryshe edhe si “protestuesi i tepsive”.

Rasti i paprecedentë është denoncuar nga faqja “Brryli Broadway”, ku thuhet:

“Dilaveri që proteston kundër politikës shqiptare ha drru nga të dyja palët si nga PD si nga PS. Kjo është filmuar dje në show e “familja që duam” të PS. Mirë mo lali fasada? Mirë mo Rama’zon a e shef ndryshimin?? Prandaj themi diktatur dhe nuk mundim të dalim dot për veten tonë. Ky vend është një kancer, kancer i kapur nga të gjitha anët.ps. Dilaver Nelaj është një fans i Brrylit ku ne kemi komunikuar më parë. Po e postojmë për të gjithë ato larvat e PD që thonin ky është i futur nga lali te protesta e opozitës dhe gjithë ata të tjerët që thoshin bravo ky qenka me mend por te partia e tyre i futën drrurin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco