Dështimi i anti-mitingut të Ramës, sherr i madh në PS/ Ikën kryetarja e Tiranës

Dështimi i anti-mitingut të Ramës, sherr i madh në PS/ Ikën kryetarja e Tiranës

17:38, 24/03/2019
A+ Aa A-

Dështimi i anti-mitingut të djeshëm të organizuar në Tiranë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka bërë që gjendja brenda Partisë Socialiste të jetë e rëndë.

Pas fjalës së mbylljes, Edi Rama ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten dhe kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylametin.

Fakti që në anti-mitingun e Ramës kishte shumë pak socialistë të Tiranës ka bërë që të plasë një debat i ashpër brenda kupolës së PS-së.

Burimet kanë bërë të ditur se dështimi nuk ka qenë shkaku i vetëm i debatit. Fakti që Erion Veliaj nuk ka futur asnjë njeri të Blerina Gjylametit në listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ka shkaktuar një tjetër debat të ashpër.

Pas këtyre, Rama i është kthyer me gjuhën e tij Gjylametit, duke e akuzuar. Kryetarja e PS-së së Tiranës ka dhënë dorëheqjen nga posti, gjë që pritet ta zyrtarizojë brenda këtyre ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxl26/03/2019 16:27

Dhimitraq I Ziu! Sherbetori mbetet gjithmone sherbetor!

Atdhetari 24/03/2019 17:44

Kokat e ju ja hangeshi nga edi mastrusi te eri fiku.

Shto koment

Denonco