20-vjetori i bombardimeve mbi Serbinë e Millosheviçit/ Berisha: Ditë historike për NATO-n dhe kombin shqiptar

20-vjetori i bombardimeve mbi Serbinë e Millosheviçit/ Berisha: Ditë historike për NATO-n dhe kombin shqiptar

16:08, 24/03/2019

Sot, me rastin e 20-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë e Sllobodan Millosheviçit, i cili i dha fund edhe gjenocidit mbi popullatën shqiptare në Kosovë, ish kryeministri Sali Berisha e kujton këtë datë si historike, jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për Aleancën Veri-Atlantike.

Sulmin mbi Serbi, Berisha e quan betejën më të madhe ajrore pas Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Sot dite historike per NATO-n dhe kombin shqiptar!

Te dashur miq, 20 vjet me parë NATO nisi ofensiven ushtarake ajrore ndaj Serbise se Milosheviçit për t’i dhënë fund njehere e pergjithmonë masakrave dhe pushtimit barbar serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. 24 Marsi eshte pa dyshim Dita e madhe ne historine e Kosovës dhe Aleances se Atllantikut te Veriut. Më 24 mars 1999, presidenti Bill Clinton iu drejtua kombit amerikan lidhur me ndërhyrjen e NATO-s kunder Beogradit ne mbrojtje te shqiptareve në Kosovë dhe udhehoqi betejen me te madhe ajrore pas Luftes se Dyte Boterore per çlirimin e saj.

Nder dhe mirenjohje te pakufishme ndaj SHBA, NATO-s dhe vendeve anetare! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment