Braimllari: Policia e Ramës urdhëra nga trafikantë, ndërsa qytetarët që protestojne arrestohen

Braimllari: Policia e Ramës urdhëra nga trafikantë, ndërsa qytetarët që protestojne arrestohen

14:55, 24/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Kuvendit të Shqipërisë, konkretisht Mariglen Doçin, Dorian Protoduarin dhe Emiljan Mustafa.

Tre të tjerët, Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola u lanë në "arrest shtëpie".Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa morën pjesë në të familjarë dhe përfaqësues nga PD dhe LSI.

Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Jashtë gjykatës ish-deputetët e opozitës e cilësuan një vendim politik.

Ja prononcimi i Sekretarit te Pergjithshem te LSI Endrit Braimllari nga gjykata

Është e qartë se është një ndalim, por dhe gjykim politik. Tanimë kjo është e dukshme jo vetëm për masat e marra sot, por për  të gjithë protestuesit. Jetojmë në një vend ku kemi bëjmë me një qeveri, e cila është e kapur totalisht nga krimi i organizuar. Është e kapur totalisht duke vjedhur hapur tek Unaza e Re dhe ndalohen dhe arrestohen protestues, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, pronën e tyre, dhe sot janë të lirë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro që kërkonin t’i prishnin shtëpinë Dorjanit dhe banorëve të tjerë të Unazës së Re për të gllabëruar 40 milion euro.

Keni parë vetëm 2 ditë më parë një përgjim zyrtar të Prokurorisë shqiptare, ku drejtori i policisë së Qarkut të Fierit komunikon me kriminelë ordiner në telefon dhe i thotë se do të sjellë dhe para. Ai është ende i lirë, Dorjani sot është në burg. Pra ky është morali i kësaj qeverie dhe ky është morali që sot Edi Rama ka përpara shqiptarëve. Ka totalisht një sistem drejtësie të kapur nga Edi Rama. Ka totalisht një presion që ushtrohet nga kjo qeveri, por nuk do të ndalë Edi Rama me gjithë bandën e tij protestat popullore.

Tanimë fati i shqiptarëve varet nga vetë shqiptarët, dhe Edi Rama nuk mund të mbajë më peng shqiptarët. Edi Rama sot bën një gjyq politik për të trembur banorët e Unazës së Re, për të trembur protestuesit, por të jeni të bindur që ditën e enjte, por dhe në protestat e tjera shumë herë më shumë protestues do të jenë në shesh sepse janë të bindur në rrugën e tyre. Tanimë për Shqipërinë nuk ka më kthim pas, duhet të largohet Edi Rama dhe kjo qeveri mafioze që të çlirohen shqiptarët. Kjo është e qartë për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco