Gjykata e Tiranës mban në burg 3 nga protestuesit e arrestuar Drejtues të opozitës para Drejtorisë së Policisë Tiranë më 21 mars, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar

Gjykata e Tiranës mban në burg 3 nga protestuesit e arrestuar

14:22, 24/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 3 nga protestuesit e arrestuar në 21 mars dhe ka liruar 3 të tjerë.

Janë mbajtur në arrest me burg, Dorian Protoduari, Mariglen Doçi dhe Emiljan Mustafa

Janë liruar nga burgu me vendimin "arrest shtëpie", Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbër Kruja.

Protestuesit janë arrestuar në përballjen me Policinë përpara parlamentit. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar për të gjithë ata masën “arrest me burg”.

Kërkesa e saj është mbështetur në pamje filmike dhe raportin e shërbimeve policore, krahas provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Akuat mbi të arrestuarit janë: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

Për të njëjtën protestë, më 21 mars, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 17 persona të tjerë dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Më 21 mars, protesta përpara Kuvendit u zhvendos përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga liderët e opozitës, për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco