Fshihet nga policia aksidenti te Uji i Ftohtë dhe pasojat e rënda të tij!

Fshihet nga policia aksidenti te Uji i Ftohtë dhe pasojat e rënda të tij!

14:17, 24/03/2019
A+ Aa A-

Në adresë të ish kryeministrit Berisha ka mbërritur një denoncim të cilin ai e ka bërë publik në faqen e tij ne facebook.

Sipas mesazhit policia po fsheh një aksident të ndodhur në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Ja postimi i plotë:

Fshihet nga policia aksidenti te Uji i Ftohtë dhe pasojat e rënda të tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

Pershendetje doktor Berisha !

Ka rrethe më shum se 2 orë që në zonën e ujt të ftoht në Vlorë pran Hotel internacional ka ndodhur një aksident i rendë ku si pasojë ka pasur persona të plagosur madje dyshohet që një i ri i cili po udhetonte me motociklet është goditur nga një mjet BMË x6 dhe si pasojë personi që udhetont me motociklet ka qenë pa ndjenja për shumë minuta në rrugë. Isha prezent kur ndodhi aksidenti dhe kam dy orë që po kërkoj që të publikohet kjo ngarje por ende nk ka asnjë lajm mbi kete ngjarje as në televizjone as në interrnet.

Policia e Vlorës po mban të fshehur këtë ngjarje pasi personi qe shkaktoj aksidentun dyshohet te jet me pushtet! Nese keni mundësi publikoheni por me ruani anonimatin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco