Mirënjohje të përjetshme SHBA dhe NATO, në 20 vjetorin e bombardimeve kundër Jugosllavisë së Milosheviçit

Mirënjohje të përjetshme SHBA dhe NATO, në 20 vjetorin e bombardimeve kundër Jugosllavisë së Milosheviçit

13:36, 24/03/2019

Kujtime nga diplomati Mal Berisha

Sot është data 24 Mars 2019.

Si sot 20 vjet më pare, NATO filloi bombardimet kundër objektivave ushtarake jugosllave për çlirimin e Kosovës. Pas njëzet vjetëve, ata shqipëtar që kontribuan në atë kohë për çlirimin e Kosovës, secili në mënyrën e vet, dhe që edhe sot vazhdojnë të jenë në të njejtën llogore për ruajtjen e pavarësisë, tërësisë territoriale, rendit demokratik dhe prosperitetit të saj, kanë shumë arësye për të festuar dhe për të qenë krenar.

I kujtoj ato ditë në debatet dhëmb për dhëmb me përfaqësuesit e organizatave serbe në Amerikë, të cilët edhe atje ata luftonin kundër nesh. Studio e televizionit CN8 në shtetin e New Jersey - t, si shumë stacione të tjera si CNN, NBC, CNBC, FOX NEWS, etj, organizoi me gazetaren e njohur Lynn Doyle një debat televiziv të drejpërdrejtë të quajtur “It’s your call”. Ky debat vazhdoi deri sa përfunduan bombardimet, me 12 qershor 1999. CN8 transmeton për 110 milionë amerikanë që jetojnë në atë që njihet si East Coast (Bregdeti Lindor). Duhej luftuar kundër Milosheviçit në çdo front. Edhe ai i Amerikës vërtetë ishte një front i rëndësishëm. Lobimi i shqiptaro – amerikanëve ishte një ndër faktorët kryesorë që solli lirinë e Kosovës. 

Emisioni transmetohej drejpërdrejtë çdo të enjte, për 11 javë rrjesht dhe zgjaste një ore e gjysëm. Debati organizohej midis përfaqësuesit të përspektivës shqiptaro – amerikane, të cilën kisha nderin ta mbroja në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, dhe të Federatës Pan Shqiptare VATRA, një përfaqësuesi të organizatave serbo – amerikane dhe telefonuesve spontanë të cilët shprehnin lirshëm opinionet e tyre.

Media amerikane ishte angazhuar në mbajtjen lart të opinionit vendas për drejtësinë e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër kriminelit Milosheviç dhe në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës. Argumenti që jepnim ne shqiptarët në Amerikë ishte një ndihmesë e madhe për mbajtjen lart të mbështetjes popullore demokratike ndaj aksionit ushtarak të drejtuar nga ShBA, nga vetë Presidenti Klinton me administratën e tij dhe komandantin e forcave të NATO-s, Gjeneralit Westley Clark. 

Le mos të harrojmë të kaluarën e asaj kohe për ta patur të sigurtë të ardhmen! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment