Qindra pemë gati për t'u prerë, Veliaj u hap rrugën kullave të reja pranë Liqenit

Qindra pemë gati për t'u prerë, Veliaj u hap rrugën kullave të reja pranë Liqenit

12:41, 24/03/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bërë të ditur sot se kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri Edi Rama sapo kanë shpallur ndërtimin e një rruge prej 2 milionë eurosh në zonën e Gardës së Republikës, e cila do t’u shërbejë disa kullave të reja të oligarkëve që ata të dy kanë planifikuar të ngrenë në Parkun e Liqenit.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, transmetoi para mediave, deklaratën e një viti më parë të kryebashkiakut, ku ai thoshte se nuk do të lejonte betonizim të Parkut të Liqenit dhe e ballafaqoi këtë si mashtrim me tenderin që Veliaj ka shpallur vetëm 4 ditë më parë dhe dëshmon të kundërtën.

“ Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim, - tha Zhupa. - Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.   

Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra.  Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt.  Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës. Oligarkët do ta kenë rrugën të hapur për të ndërtuar kulla mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate, me shërbime, parking dhe banim.

Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit? Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial dhe sa para të pista do të pastrohen në tokë publike?  Cilat janë interesat dhe fitimet e Veliajt dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?" ngriti pyetjen Zhupa.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco