Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

U vjedhin 300 mijë euro në shtëpi, Manastirliu me shoqen sulen për t'i kompensuar!

U vjedhin 300 mijë euro në shtëpi, Manastirliu me shoqen sulen për t'i kompensuar!

11:45, 24/03/2019
A+ Aa A-

Një denoncim i fortë është bërë publik në rrjetet sociale nga ana e një zyrtari të shtetit: vjedhja e 300 mijë euro në shtëpinë e Shefes së Kabinetit të ministres Ogerta Manastirliu, fshehjes së krimit nga ana e Policisë dhe faktit se Manastirliu tani bashkë me shoqen e saj janë hedhur në veprim për t’i zevendësuar ato para, të vëna me afera korruptive.

Shefja e Kabinetit erjona Hoxha konsiderohet si sekserja e ministres në aferat e saj dhe humbja e parave, të cilave nuk mund t’u justifikohet burimi, është arsyeja pse në këtë mes kanë përfshirë edhe Policinë për të mos e bërë publike ngjarjen.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka publikuar denoncimin e zyrtarit, shkruan: “Denoncon drejtoreshën që i kanë vjedhur 300 mije euro dhe Policia e fsheh këtë akt.  Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Profesor Berisha.

Unë jam një punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Do të doja të denoncoja diçka të padëgjuar më parë, që ka ndodhur në ministrinë ku unë punoj prej shumë vitesh. Drejtoreshës së kabinetit të ministres, Erjona Hoxha, i kanë vjedhur në shtëpi një shumë prej 300.000 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në tetor 2018, por është mbajtur e fshehtë nga Policia, se kuptohet atë shumë, Erjona Hoxha nuk mund ta justifikonte. Më e rëndësishmja është se Erjona është kryesekserja e ministres Manastirliu dhe të dyja bashkë po kërkojnë që këto para të vjedhura t’i zëvendësojnë përsëri me të tjera vjedhje.

Kuptohet që Erjona është rojtarja. Vjedhja, arroganca, gjobvënia, klientelizmi janë tipari dallues i kësaj bande.

Gjithë llumin e pisllëkun kjo bandë përpiqet ta mbulojë me makiazhe të shtrenjta dhe “like e share” me detyrim në facebook.

Të lutem doktor, anonim, pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomi27/03/2019 17:57

Sa mire ja kabe bere! Ishalla dhe Manastirliut i vjedhin ca!

vera24/03/2019 12:27

e haaaaaaaaaa!

Shto koment

Denonco