Babai skandalizohet, fotoja e fëmijës në ekranin gjigand të Rama-Veliajt: Do t'i çoj në gjykatë!

Babai skandalizohet, fotoja e fëmijës në ekranin gjigand të Rama-Veliajt: Do t'i çoj në gjykatë!

11:25, 24/03/2019
A+ Aa A-

Përsëritet sërish skandali i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me përdorimin e fëmijëve për qëllime elektorale dhe jo më larg se dje, pikërisht në prezantimin e tij nga kryeministri si kandidati i PS për zgjedhjet lokale në sheshin "Nënë Tereza" para të gjithave mediave.

Besjan Pesha, një aktivist i shoqërisë civile ka  mbetur i skandalizuar kur ka konstatuar përdorimin e fotografive të të birit në Kongresin Elektoral të PS-së dhe, i tronditur, ka deklaruar  se rastin do ta çojë në gjykatë.

Ja shënimi i Peshës:

Kleptokracia në këtë vend po arrin nivelin e perversitetit. Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare. 

Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku im bir mbolli një ulli me rastin e Pavarësisë. 

Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës.

Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe t’i përdorësh si fasadë për qëllime elektorale.

Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600m te Bulevardi Zogu i Parë, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave...

E pra, duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve... 

Neveri! 

E pyeta tim bir dje se çfarë mendonte dhe ai më tha tekstualisht "Nuk më duket e drejtë që përdorin foton e fëmijëve pa i pyetur më parë"

Heshta!  Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për t'i treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme.  Uroj e besoj të gjej drejtësi!”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz24/03/2019 15:27

    Perdorimi femijeve me foto esht lule, por do ti thoja prinderve te kene shum kujdes nga lali pedofili, mos e lene kete vemje te peshtire te prek fizikisht femijet e çerdheve dhe kopshteve. Besianit do ti uroja qe ta ndjek seriozisht kete punen e djalit, megjithse gjykatat dhe prokuroria e edvin bajges dihet cilet jane.

    Shto koment

    Denonco