Luan Rama: Bum-bum-buuum...Tani PS të bëjë transparente, shpenzimet e Kongresit

Luan Rama: Bum-bum-buuum...Tani PS të bëjë transparente, shpenzimet e Kongresit

10:56, 24/03/2019
A+ Aa A-

“Shumë mirë e shumë bukur, por tani PS ka një detyrim ligjor: të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të mitingkongresit të vet”. Ky është thelbi i deklaratës që ka bërë sot, ish-deputeti Luan Rama i radhëve të lSI.

“Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet - thekson Rama. - Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!

Edhe në sallë, edhe në rrugë, edhe në shesh. Të mbledhur me përdhunë, erdhën prej gjithkah në mitingkongresin e tyre dhe u bënë kongresmenë. Pushteti na dëshmoi forcën e vet, dhe ata, kongresmenët, dashurinë e tyre për partinë dhe timonierin e saj. 

Gjithçka shkoi sipas skenarit, e sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!

Dhe si për ironi të të gjithë butaforisë, organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore një refren të denjë për përmasën e shëmtisë së tyre:

“Jepi volum, jepi volum,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-nuuum,

Edhe me shumë, edhe me shumë,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-buuum!...

Shumë mirë e shumë bukur, por tani Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.

Eshtë detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit!" përfundon Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco