Kur bota e lirë përmes NATO-s ndërpreu tragjedinë e Kosovës

Kur bota e lirë përmes NATO-s ndërpreu tragjedinë e Kosovës

07:40, 24/03/2019
A+ Aa A-

Nga Ramush Haradinaj.

Dy dekada më parë filloi historia e re e Kosovës, kur bota e lirë përmes fushatës ajrore të NATO-s, ndërpreu tragjedinë e popullit tonë, shpëtoi shumë jetë dhe mundësoi rikthimin për jetë në liri të popullit të Kosovës.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin, ndihmën dhe sakrificën sublime të grave dhe burrave të kombeve të lira, në shërbim të vlerave të lirisë, kam bërë nderim, së bashku me kabinetin qeveritar, te Pllaka Memoriale për ushtarët e KFOR-it, në Sheshin “Nena Terezë”, si dhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve Britanikë, në Sheshin “Edith Durham”, në kryeqytet.

Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, qëndron e palëkundur në jetësimin e vlerave të përbashkëta euro-atlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco