Standartet e Veliajt me mjedisin: Kur ka Kongres PS mund të parkosh në lulishte, kurse kur proteston opozita…

Standartet e Veliajt me mjedisin: Kur ka Kongres PS mund të parkosh në lulishte, kurse kur proteston opozita…

21:57, 23/03/2019
A+ Aa A-

Partia Socialiste e Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme Kongresin e saj, ku mes të tjerave u konfirmua me anë të një mitingu në sheshin “Nënë Tereza” Erion Veliaj, si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por ndërsa ky i fundit pas protestave të opozitës ka publikuar foto me pemë të thyera, makinat e eksponentëve të maxhorancës janë parkuar në lulishte. Për Veliajn kjo nuk përbën problem.

“Nisma #Thurje” ka publikuar një video ku shihen makinat e zyrtarëve socialistë, të parkuara në lulishten pas Pallatit të Kongreseve, ku edhe u mbajt Kongresi i PS.

Në postimin në fjalë thuhet: “Kur ti parkon gabim, brenda 2 minutash të vjen gjoba ballit. Mjetet e Partisë, jo vetëm nuk gjobiten për parkim në lulishte, por i ruan Policia e Shtetit. Sepse ligji vlen vetëm për ne, Partia dhe Kongresi janë mbi ligjin”.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/03/2019 23:59

Lali Eri doli në këmbë për një shëtitje mëngjesore. Disa djem të vegjël po luanin në vëndet e ngushta midis pallateve. Ndaluan lojën dhe qeshnin duke e treguar me gisht, "si e paska surratin ky xhaxhi, si bythë". Nuk e kam si bythë. Hahaha, surrat bytha. Vazhdoi rrugën mendueshëm dhe hasi disa të moshuara ulur në një stol, ato filluan të qeshin dhe përsëritën të njejtën gjë, surratin si bythë e paska. Vashdoi rrugën trishtueshëm duke menduar tashmë, vërtet ta kem fytyrën si bythë? Rrugës i ndodhi akoma disa herë që kalimtarët qeshnin nën zë duke parë surrat bythën. Qënka e vërtetë, mendoi. I hutuar për pak sa nuk ra në një pusetë të thellë të hapur në mes të trotuarit, zgjati kokën të shihte. Aty brënda po punonin dy puntorë, njëri dalloi hijen, ngriti kokën, e pa dhe i bërtiti: "na ore tiii, këtu po punojmë, shko të dhjesësh në ndonjë vënd tjetër". Kështu ndodh kur bëhet fytyra bythë.

Shto koment

Denonco