Ja kur do të jetë protesta e madhe e Opozitës, Kolegji i Kryetarëve të PD merr vendimet

Ja kur do të jetë protesta e madhe e Opozitës, Kolegji i Kryetarëve të PD merr vendimet

20:51, 23/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve (drejtuesit e degëve të PD në rrethe) në selinë blu, ku u diskutua për protestat dhe vijimin e aksionit politik.

Kolegji ka vendosur që përpos përgatitjeve për protestën e madhe në 13 Prill, ora 18:00, përpara selisë së qeverisë, do të vijohet me strategjinë, që për çdo të enjte do të ketë tubim përpara parlamentit teksa zhvillohet seanca plenare.

Nga data 16 shkurt e këtij viti, opozita ka zhvilluar gjashtë protesta deri tani, dy përpara Kryeministrisë dhe katër përpara godinës së parlamentit.

Pas protestave ka patur arrestime të protestuesve, ndërsa në procedim në gjendje të lirë për dy protestat e fundit është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco