Ish-mentori i tij bën qepaze Ramën; 'Kongresi i PS-së vetëm sa i parfumosi kufomën'

Ish-mentori i tij bën qepaze Ramën; 'Kongresi i PS-së vetëm sa i parfumosi kufomën'

20:21, 23/03/2019
A+ Aa A-

Partia Socialiste mblodhi sot Kongresin, por të githë e panë se kishin të bënin me një panair kotësish ku u fol vetëm për gjëra pa vlerë dhe zero diskutime për të tashmen që po kalon vendin.

Koço Kokëdhima, mentor i vjetër i Edi Ramës tashmë armik i betuar i tij, e ka cilësuar Kongresin e sotëm si Kongresin që vetëm sa parfumosi xhenazen e PS-së

“Rilindja mblodhi Kongresin në Tiranë. E quajti elektoral, sepse gjoja do të përcaktonte kandidatët për kryetarë bashkie, kur edhe çiliminjtë e dinë se kandidatët nuk dalin nga anëtarësia, por nga xhepi i kryetarit. Por kështu vendosi sulltani i Rilindjes, që sot, në mes të kongresit, bëri edhe një megashow te ‘Nënë Tereza’ për të prezantuar shërbëtorin e tij në krye të bashkisë së Tiranës për një mandat tjetër shkatërrimtar për Tiranën, të mbushur me njerëz të sjellë aty forcërisht dhe të kërcënuar me bukën e gojës.

Harxhoi mbi gjysmë milioni euro për një tallje publike me Tiranën, në sheshin që mban emrin e humanistes së madhe shqiptare, kur qindra mijëra shqiptarë nuk kanë bukë në tryezat e tyre, të zhytur në skamje dhe mizerje nga mungesa e qeverisjes së përgjegjshme.”

Kokëdhima e cilësoi më tej Partinë Socialiste, si një parti të kapur nga krimi në çdo nivel të saj.

‘PS-ja është një parti autokratike, e kapur dhe e kriminalizuar në çdo nivel të saj, mburojë e oligarkisë dhe mafies së krimit dhe korrupsionit, armike e lirisë dhe sovranitetit të popullit. PS ka vdekur. Misioni i saj dhe i elitës së sotme politike ka mbaruar. Kongresi i sotëm nuk kontribuoi për asgjë, e thelloi krizën që ka pllakosur parlamentin dhe sistemin politik.

Vetëm partia ZGJIDHJA ka alternativë. Ajo ka propozuar paktin e madh kombëtar gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës së rëndë të sistemit politik, sistemit zgjedhor dhe institucioneve kushtetuese të Shqipërisë. Kongresi i sotëm i PS vetëm sa e parfumosi kufomën e saj. E kisha paralajmëruar katër vite më parë shkatërrimin të PS-së nga sekti i Rilindjes, rrëmbimin e të gjitha kompetencave të forumeve dhe anëtarësisë nga një njeri i vetëm.

Në 2 prill 2017 deklarova se Rama po e çon PS-në në humnerë dhe Shqipërinë në destabilizim, ato fjalë që sot socialistë të vjetër si Arta Dade po i artikulojnë përditë. Asokohe kërkova që PS të çlirohej nga Edi Rama dhe të bëhej parti e përgjegjshme, të shtynte për në vjeshtë zgjedhjet parlamentare që ishin parashikuar më 18 qershor dhe të kontribuonte për një kod të ri zgjedhor, kërkesa që janë kaq aktuale sot.”, shkruan Kokëdhima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco