VIDEO/ Rama nuk ka më turp, ja se si mashtroi sot për shëndetësinë falas dhe biznesin

VIDEO/ Rama nuk ka më turp, ja se si mashtroi sot për shëndetësinë falas dhe biznesin

17:36, 23/03/2019
A+ Aa A-

Propaganda e Ramës nuk njeh kufi kur puna vjen për të mashtruar qytetarët e tij me lugë boshe apo gënjeshtra që ata nuk mund ti gëlltisin më me një qeveri që jo vetëm i fyen me mashtrime, por del edhe publikisht siç doli sot Rama dhe u thotë që mjekët dhe infermierët janë shumë më mirë se dje apo se taksat për biznesin e vogël janë ulur.

Këtë tha Rama sot duke u përdredhur kur gënjeu se ‘shteti është i mësuesve, i mjekëve, i infermierëve që sot janë shumë mirë se dje”.

Por statistikat e viteve të fundit përgënjeshtrojnë Ramën pasi në vitin e kaluar nga muaji janar deri në gusht 2500 infermierë u larguan nga Shqipëria.

Ndërsa vetëm në QSUT, 500 infermierë po ndjekin kursin e gjuhës gjermane, më qëllim për tu punësuar në këtë vend.

Po kështu Rama gënjeu sot edhe për taksat e biznesit të vogël kur tha janë ulur, ndërkohë që vitin e kaluar biznesi i vogël uli qepenat në shenjë proteste, ndërsa me mijëra të tillë kanë falimentuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco