VIDEO/ Shihni se si rrëshqet Rama kundër gazetarëve që nuk i blen dot

VIDEO/ Shihni se si rrëshqet Rama kundër gazetarëve që nuk i blen dot

17:45, 23/03/2019
A+ Aa A-

Dihet tashmë dashuria e kryeministrit Edi Rama për të dalë në media gjatë gjithë kohës, të propagandojë “arritjet” e tij, të sulmojë kundërshtarët e të flasë me orë të tëra pa e ndërprerë njeri.

Por ka edhe një gjë që kreu i qeverisë nuk e duron dot: të ketë përqark media që nuk i binden atij dhe për më tepër që nuk i blen dot.

Kështu ndodhi edhe sot, gjatë të ashtuquajturit “Kongres i Partisë Socialiste”.

Ai sulmoi me një gjuhë të papapërshtatshme dhe jo dinjitoze për kryeministrin e një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Derrat, tufë zuzarësh”, ishin disa prej fjalëve që dolën nga goja e kryeministrit, të cilat do ti kishte zili edhe një njeri i rrugës.

“Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj? Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut? Si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten?

Ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e çimkadrinjve, nuk u intereson.

Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën, sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”, sulmoi kryeministri mediat që nuk i binden dhe nuk i blen dot.

Sa herë që kryeministri ndihet në vështirësi, teksa të gjitha të dhënat flasin kundër tij dhe qeverisjes së tij, ai e gjen menjëherë “armikun”: mediat dhe gazetarët...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taku23/03/2019 18:33

O ropt ku ti kesh ti mo kurv burre.ke mbledhur delet e fshatit dhe pu u blegerin ti legen.

Shto koment

Denonco