Ish-deputeti ironizon Kongresin e PS: Neveri pa fund, servile e lëpirësa që uronin Ramën

Ish-deputeti ironizon Kongresin e PS: Neveri pa fund, servile e lëpirësa që uronin Ramën

17:43, 23/03/2019
A+ Aa A-

Pas Kongresit të sotëm të PS, ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar me ironi në një postim të bërë në Facebook.

Ai shkruan se “nuk ishte gjë tjetër, veçse një neveri fund e krye”.

“Në anën tjetër, populli i lumtur si kurrë më parë, që tund e shkund flamujt e fitoreve.
Në fund, Kardashian Gjenital Rama, që lëshon britmat e fundit të fundit të prekur, nga xhungla e neverisë që ka ndërtuar.”, shkruan Boçi.

Postimi i plote i Boçit:

SHPALOSJA E NEVERISË!
Ia arritëm dhe kësaj dite!
Dhe nuk ishte gjë tjetër, veçse një neveri fund e krye!
Në krye të shfaqjes Kim Kardashian Rama-Un
Pjesa kryesore, ca servilë, lëpirsa, dallkaukë, që uronin KryeM-in, për jetë të gjatë në krye e për netë neverie.
Në anën tjetër, populli i lumtur si kurrë më parë, që tund e shkund flamujt e fitoreve.
Në fund, Kardashian Gjenital Rama, që lëshon britmat e fundit të fundit të prekur, nga xhungla e neverisë që ka ndërtuar.
Llumi në delir total.
Lavdi PPSH-së!
Ngushëllime Demokraci!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco