Rama i fashuar dhe i blinduar në Kongres/  Pse në asnjë moment nuk e hoqi xhaketën e zezë?

Rama i fashuar dhe i blinduar në Kongres/ Pse në asnjë moment nuk e hoqi xhaketën e zezë?

17:06, 23/03/2019
A+ Aa A-

Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Sheshi “Nënë Tereza” ishte i tejmbushur me policë dhe punonjës të Gardës, ndërsa që prej ditës së djeshme asnjë makinë nuk u lejua të kalonte aty.

Edhe sot, kryeministri Edi Rama, edhe pse temperaturat ishin të larta, u pa gjatë gjithë kohës me një xhaketë të zezë veshur, të cilën nuk e hoqi për asnjë çast.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

"Pyetje nga qytetari dixhital: Maduro i Ballkanit i fashuar, i blinduar! Pse në asnjë moment nuk e hoqi xhaketën e zezë edhe pse temperaturat sot në Tiranë ishin mbi 28 gradë!? Dhe asnjë person nuk lejohej tek shkallët e korpusit qe është ambient universitar?", shkruan Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz23/03/2019 17:40

Kur e trash zullumin, prit qe populli ti rrasi tullumin. Pse edveri ka frik?! Ka frik se mos i çajn dy lekshin, ja kaq e thjeshte eshte pergjigja.

Shto koment

Denonco