Kongresi i Rilindjes/ Strazimiri: Karshillëk miliarderësh me 'investitor' mjerimin

Kongresi i Rilindjes/ Strazimiri: Karshillëk miliarderësh me 'investitor' mjerimin

16:59, 23/03/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti i Partisë Demoktatike, Gent Strazimiri, ka reaguar pas kongresit të sotëm të Partisë Socialiste.

Sipas tij, ky ishte një karshillëk miliarderësh me investitor mjerimin.

Reagimi i plotë i Strazimirit:

Karshillëk miliarderësh me "investitor" ... mjerimin!
Secila prej karrigeve të shtruara në shesh sot, është paguar prej teje;
Secili prej individëve në foto, të vjedh të paktën prej 6 vitesh, sipas pozicionit që ka në shesh... nga radha e parë ku i sheh dhe dhëmbin e krimbur, e deri tek e fundit ku nuk i sheh as fytyrën;
Secila prej karrigeve e individëve që zënë qoftë edhe 1 m2 në atë shesh, mbahet prej teje, prej pareve që të mungojnë pak nga pak çdo ditë:
-tek zarzavatet, mishi, bulmeti, dritat, uji, rroga e pensioni që s'rritet, çmimet, taksat, tatimet...gjobat që vetëm rriten!
KRENOHU! 
Ti je "INVESTITORI" i këtij sheshi miliardash e miliarderësh që i bëjnë karshillëk mjerimit tënd!!!
#liria_nuk_shitet
#meritoje_lirinë
#ngrehuni_dhe_bjeruni

PS ka mbajtur një kongres i cili nisi që në orën 10:00 të ditës së sotme, ku u konfirmuan kryebashkiakët, Dritan Leli, Erion Veliaj, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi, si dhe u prezantua Gledjan Llatja në Elbasan, dhe Pjerin Ndreu në Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco