VIDEO/ Shihni si Rama shpërthen kundër SYRI.net dhe medieve kritike: Derra, zuzarë, kanale...

VIDEO/ Shihni si Rama shpërthen kundër SYRI.net dhe medieve kritike: Derra, zuzarë, kanale...

15:47, 23/03/2019
A+ Aa A-

Edi Rama ka lançuar sot gjatë fjalimit të tij në të ashtuquajturin Kongres të PS-së, ku nuk u fol për asnjë nga hallet dhe problemet e shqiptarëve, një ofensivë kundër të gjithë atyre medieve dhe gazetarëve që denoncojnë Shqipërinë  virtuale që shitet në ERTV dhe zbulojnë realitetin skandaloz.

Në një gjendje transi ai i ka hapur derën e pritës përroit të tij psikik, duke lëshuar sharje e mallkime ndaj medieve (veçanërisht drejtuesit të SYRI.net, Çim Peka) dhe u është drejtuar në dëshpërim punonjësve të administratës dhe militantëve në shesh me thirrjen:

I kemi punët shumë mirë, por nuk na lë media. Jepni pëlqime, ndani informacionin real për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh.

Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale-Alizoti dhe telefonata e Niçes nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë çdo ditë.

Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj? Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut? Si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten?

Ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e çimkadrinjve, nuk u intereson.

Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën, sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu’, sulmoi kryeministri i një vendi që synon anëtarësimin në BE, mediat që nuk i binden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kola23/03/2019 18:18

Po shkruaj pasi me duket portali me i ndjekur prderisa km jone e permend ne çdo fjele te tije.. Paska ike per lesh ka semundje e semundje,kot se thot populli cke bere do e vuash.

Daj Jaku23/03/2019 17:17

Mos thoni që ka pjerdhur fare. Jo more jo, ka qenë kështu që se ka lerë, ka lindur skicofren, e ka kuruar Doktor Vokopola që kur ishte 4 vjeç. E ka mbajtur veten (aq sa ka mundur) me ilaçe në fëmijëri, duke rraf arbitrat (kadri arbitra) në rininë e basketbollit, duke u palluar me kokainë tani në pleqërinë e stendave dhe bypasseve të koronareve, mjafton ta shikosh se si i është bërë hunda si e derrit. Por kur i mbaron efekti i kokainës, nuk përmbahet më dhe fillon ulërimat e "tigrit" të plagosur, që të ndjellin diarrenë, ose siç thotë populli, "me u dhi gazit".

KICI23/03/2019 17:03

Si ka mundesi njKM te flse me nje gjuhe kaqe arrogante, e te dale nga shtrati i detyres qe ka per popullin, por ofendon, injoron, poshteron opozitaret e tije ne kete fare menyre. Kush valle e frymezon, apo e sfazon ne kete mendje te semure qe ka ky person i droguar.. Ce shtyne qe ne cdo fjalim , si ne parlament, e ne keto forume ky i cmendur, ne vend qe te beje autokritike, per mos berjen e detyres, fluturo me pras ne b,,,,e kur thone, e flet vetem per arritje, arritje, kur rrealiteti flet e eshte ndryshe. Mjere ata qe e durojne, e i shkojne pas nje te cmenduri bandito mafioz.

tironci23/03/2019 16:35

Poplli po pret te zbresesh si i dhim nga moja olimpit hajdutllikut e rrenes ku ke hyp. Pik tfala Rroku

Shto koment

Denonco