Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Bombë e vërtetë: Tabulatet provojnë se mashtruesi Alizoti ka biseduar me Taulant Ballën

VIDEO/ Bombë e vërtetë: Tabulatet provojnë se mashtruesi Alizoti ka biseduar me Taulant Ballën

14:10, 23/03/2019
A+ Aa A-

“Një bombë të vërtetë” e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha, videopërgjimin e publikuar së fundmi, ku dëgjohet qartazi dëshmitari i rremë i çështjes së Agron Xhafajt të deklarojë se ka biseduar me Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar të PS-së. Dëshmitari i rremë quhet Fredi Alizoti dhe personi me të cilin ai bashkëbisedon në telefon dhe rrëfen, është drejtori i Policisë së Fierit, Alfred Nushi.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar videopërgjimin në Fb me këtë shënim, ku Taulant Ballës i referohet me mbiemrin e një trafikanti biznesmen, Bego.

Bombë e vërtetë!

Tabulatet provojnë se Fredi Alizoti ka biseduar me Taulant Bego Yaris. Pasi ka biseduar me Taulantin, ai merr lekët nga Alfred Nushi, narko drejtori i narko policisë së Fierit për dëshminë e rreme në mbrojtje të Geron Xhafës.

Tabulatet gozhdojnë Tualant Begon. Ai ishte betuar me zë dhe figurë se nuk ka folur kurrë në jetën e tij në tel me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti. Por nga tabulatet faktohet se ai ka folur disa herë, pra ka mashtruar si një ordiner. Siç provon tabela e tabulateve Taulant Bego ka folur disa herë me Fredi Alizotin, njëra prej të cilave është më datë 27.6.2018.

Shikoni tabelen e tabulateve të bisedave midis tyre. Nr i Taulant Begos përfundon me 399.

Kurse nga biseda e regjistruar më poshtë, midis narkodrejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, me Alizotin del se 
Alizoti ka marrë lekët për dëshminë e rreme në mbrojtje të Geron Xhafës pasi ka folur me Ballën në datë 27, kërcënon drejtorin e Fierit duke i thënë që do të takoje Taulant Ballën.

Ndiqeni bisedën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco