'Rama në dëshpërim për njerëz, kërkon edhe nga administrata e bashkive të djathta'

'Rama në dëshpërim për njerëz, kërkon edhe nga administrata e bashkive të djathta'

21:48, 22/03/2019
A+ Aa A-

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mitingu i Partisë Socialiste në Tiranë, aty ku pritet të rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidati i mazhoranës për zgjedhjet lokale, vazhdojnë të mbërrijnë denoncime që tregojnë se si administrata shtetërore është vënë në lëvizje për të sjellë sa më shumë njerëz në sheshin “Nënë Tereza”.

Rastin më të fundit e publikon ish deputeti demokrat Ervin Salianji, sipas të cilit, Rama në dëshpërim të plotë kërkon njerëz edhe nga administrata e bashkive që drejtohen nga e djathta.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Rama në dëshpërim për njerëz! Po perdor gjithe burimet e administrates per te mbushur mitingun, aq në dëshpëtim janë sa kanë filluar kerkojne edhe administraten e Bashkive te djathta!

From: AMVV
Date: 21 March 2019 at 17:28:55 CET
To: AMVV
Cc: Romina Kuko , Senida Mesi , Teuta Vodo
Subject: Mbi Kongresin e Partisë Socialiste, ditën e Shtunë, ora 15:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve

Të nderuar,

Në kuadër të seancës që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ditën e Shtunë, datë 23 Mars 2019, ora 15:00 me tematikë “BASHKITË QË DUAM PËR SHQIPËRINË QË DUAM”,

kërkojmë pjesëmarrjen Tuaj.

Bashkëlidhur, Ju ridërgojmë ftesën e këtij eventi.

Duke ju falenderuar për angazhimin, ?

Bekim MURATI

Drejtori i Përgjithshëm

General Director

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore

Agency For Support of Local Self-Govemment

Ministria e Brendshme

Ministry of Internal Affairs

Mob: +355692082774

E-mail: bekim.murati@mb.gov.al

Adresa: Bulevardi Zhan d'Ark ,Ish Shtëpia e Ushtarakëve, Kati VII, Tiranë?

?

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore 
View Full Size Image

Informacioni i trasmetuar në përmbajtje të këtij mesazhi është i destinuar vetëm për individin ose për institucionin
të cilit i është nisur, mund të përmbajë materiale konfidenciale dhe / ose të privilegjuara vetëm për marrësin. Çdo
rishikim, trasmetim, shpërndarje apo kryerje e ndonjë veprimi tjetër të ngjashëm me këto, nga personat apo nga
subjekte të tjera të ndryshme nga marrësi i synuar,është i ndaluar. Nëse merrni gabimisht këtë mesazh, ju lutem
kontaktoni urgjentisht dërguesin e tij dhe fshini çdo material të trasmetuar në kompjuterin tuaj. Ne nuk pranojmë
asnjë detyrim lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga viruse , përveç
rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe të qëllimshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco