Reagon ish-deputeti i Elbasanit: Nuk ishte thjesht larje hesapesh por ...

Reagon ish-deputeti i Elbasanit: Nuk ishte thjesht larje hesapesh por ...

20:12, 22/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e Ravik Gurrës, ka tronditur qytetin e Elbasanit, ndërkohë që kanë filluar edhe reagimet e para.

Ish-deputeti demokrat i Elbasanit Luciano Boçi shkruan se “Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave. Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.”, thekson Boçi.  

Ja postimi i plotë

ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eo25/03/2019 10:42

O rrob i Vlorës. Sigurisht që asnjë shqiptari nuk ja do zemra të vriten edhe skafistët e drogës me njeri tjetrin, po nuk ta ka fajin Boçi për këtë. Nëse Boçi do të kishte qenë ministër i mbrendshm apo kryetar bashkie i Elbasanit, do të thoja edhe unë që ske gojë o byrazer që të flasësh për krimet, po ai deputet i opozitës ishte e tani e ka lëshuar edhe mandatin. Një gjë tashmë është e faktuar. Edhe para 2005 Shqipëria ishte e mbushur me banda kriminale por që në dy vitet e para sa erdhi në pushtet Berisha, pjesa më e madhe e tyre u shkatërua e krerët e tyre u burgosën. Ka 5 vite që ka ardhë në pushtet Rama, e jo vetëm që janë shtuar grupet mafioze, por lidhjet e tyre i kanë edhe në qeveri, parlament e nëpër bashki. Nuk mjafton kjo, por kjo qeveri po nxjerr nga burgjet edhe kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje.

cuco 24/03/2019 16:46

Mos eshte ndonje problem turre!!!

Bobi vl 23/03/2019 01:00

Ore Boçi ju sju kercet fare kush vritet dhe kush rron ju doni karrige vella nje mut jeni di ps,pd apo lsi duhet shkulur rrenja juaj per ndryshe sja stabilitet.

Shto koment

Denonco