FOTO/ Mesazhi i Bashës për 22 Marsin: Shqipëria në udhëkryq. Të hapim rrugën drejt Europës

FOTO/ Mesazhi i Bashës për 22 Marsin: Shqipëria në udhëkryq. Të hapim rrugën drejt Europës

11:27, 22/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, ditën kur shqiptarët fituan lirinë e tyre.

Kjo ditë cilësohet si dita e parë e demokracisë në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Basha shkruan se sot Shqipëria është në udhëkryq dhe është në dorën e vetë qytetarëve për të hapur rrugën drejt Europës.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ky udhëtim 27 vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.

Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq!

Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hasani22/03/2019 13:05

Nuk eshte ne dore te sgqipetareve po eshte ne doren e 140 deputeteve qe tallen me popullin e ne emer te popullit si ne sistemin e komunizmit qe cdo gje behej per popullin

622/03/2019 12:19

Evropa nuk e rruan k... per drejtesi ne shqiperi. U vertetua. Ti cfare do besh ? Ke ndonje planplse keshtu me keto mënd i bie te besh si rama njelloje dhe pergjegjesine tja hedhesh tjetrit. Ti ore cfare do besh ? Se ke sa kohe qe na cave veshet te ka futur rama bashke me sorosin retorike politike me e vyshkur se ajo e atyre. He mo se po presim duar kryq se qe te bejme gje tjeter nuk kemi shanse pa lere evropen hipokrite qe thote "nqs do, shko e merre"...komunist qe kujtojne sikurnpo riciklohen fal Nivelit te tyre filozofik ( personal )

Shto koment

Denonco