Zëdhënësi i Metës i përgjigjet zëdhënësit të Stanishiçit

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet zëdhënësit të Stanishiçit

23:04, 21/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, akuzave të zëdhënësit të Stanishiçit dhe njëkohësisht këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu.

‘Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti.

Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve’, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta.

Çfarë tha Baton Haxhiu në Opinion:

Ilir Meta dhe Berisha naracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Kjo klimë politike është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Këta kanë frikë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/03/2019 02:26

O plehre serbe,bashkimi do ndodhe kut te cofi ramziu

Shto koment

Denonco