Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Pushkatime, burg dhe internime/ Kalvari i familjes Protoduari në komunizëm... dhe sot në 'demokraci'

Pushkatime, burg dhe internime/ Kalvari i familjes Protoduari në komunizëm... dhe sot në 'demokraci'

23:00, 21/03/2019
A+ Aa A-

Familja Protoduari është një prej familjeve më të goditura dhe të masakruara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Dhjetëra dlnime me burg dhe pushkatime njeh kjo familje, duke nisur nga pjesëtarët më të rinj e deri te më të moshuarit e saj.

Familja, me origjinë nga Poshnja e Beratit, ishte e cilësuar si armike e komunizmit, në kategorinë e “kulakëve” (që veç persekutimit politik, vuanin edhe atë ekonomik).

Gjithkujt i kujtohet gjyqi spektakolar në Berat ndaj “kulakëve të Poshnjës” që gjoja do hidhnin në erë kalbësirën kineze të kombinatit të tekstileve “Mao Ce Dun”. Në këtë proces u pushkatua edhe një i ri nga kjo familje. Po kujtojmë të vrarët dhe të burgosurit politikë të familje Protoduari, për të thënë se komunistët janë njësoj e nuk ndryshojnë.

Por edhe sot, pinjolli i kësaj familjeje, Dorian Prototuari, i njohur për protestat dhe rezistencën në protestat e “Unazës së Re”, duket se po vazhdon të provojë dënimet politike.

Banori i Astirit u arrestua ditën e sotme nga policë me maska dhe që vepronin në një mënyrë të tillë sikur kishin të bënin me një kriminel shumë të rrezikshëm.

Burime të Syri,net informojnë se Policia i ka prerë fletëarrestin Protoduarit, duke e lënë në qeli për 72 orë, deri në daljen në gjykatë për masë sigurie.

Më herët ishte ish kryeministri Sali Berisha, i cili duke cituar mesazhin e një qytetari shprehej se, babai i drejtorit aktual të Policisë së Tiranës Dhimtraq Ziu (që arrestoi sot Dorian Protoduarin) ka dashur të dënojë me pushkatim gjyshin e tij gjatë komunizmit.

Të dhënat mbi krimet e komunizmit mbi familjen Protoduari

Të dënuar me vdekje:

Grupi armiqësor i të rinjve që sipas komunistëve do të hidhnin në erë Kombinatin e Tekstileve 

1. Luftëtar Sako Protoduari, 24 vjeç u dënuan me pushkatim. 
2. Riza Ahmet Azizi, 24 vjeç u dënua me pushkatim. 
3. Muharrem Sako Protoduari, 20 vjeç u dënua 20 vjet burg, 
4. Ushtar Muço Çobo, 25 vjeç u dënua 20 vjet me burg.

Grupi tjetër armiqësor i pleqve i përbërë nga 5 pensionistë

Në muajin shkurt të vitit 78 pas dënimit të 4 djemve u dënuan baballarët e tyre. 

1. Sakua Protoduari. 75 vjeç, u dënua 10 vjet burg. 
2. Halimi Protoduari, 76 vjeç, u dënua 10 vjet burg. 
3. Hamet Azizi, 65 vjeç, u dënua 10 vjet burg. 
4. Muço Çobo, 78 vjeç, u dënua 8 vjet burg. 
5. Hamet Çobo, 64 vjeç dënuar 10 vjet burg.

Të dënuar të tjerë nga fisi Protoduari 

1. Rexhep Tahir Protoduari, 64 vjeç u dënua me 10 vjet burg. 
2. Asqeri Ali Protoduari, 56 vjeç u dënuam me 25 vjet burg. 
3. Murat Protoduari, 74 vjeç u dënuam me 10 vjet burg. 
4. Tofik Protoduari u dënua me 101 vit burg dhe që më pas u pushkatua në vitin 1946 (kishte në shtëpi vetëm nënën 63-vjeçare, që vdiq e vetmuar, pasi kishte vetëm atë djalë dhe burri i kishte vdekur).

Të dënuarit me pushkatim 

1. Luftar Sako Protoduari, 24 vjeç dënuar me pushkatim në janar të vitit 1978. 
2. Riza Ahmet Azizi, 24 vjeç dënuar me pushkatim në janar të vitit 1978. 
3. Tofik Selfo Protoduari, 35 vjeç dënuar me pushkatim në vitin 1948.

Të vdekur në burgje, por që eshtrat e tyre janë gjetur pas vitit 1990 

1. Eshtrat e babait, Tahirit, i gjetëm në territorin e burgut të Burrelit. 
2. Eshtrat e Sakos i gjetëm në fshatin Panahor të Ballshit. 
3. Eshtrat e Aliut i gjetëm në fshatin Kallm të Fiertië, tek ish-komuna. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco