FOTO/ Manjani i ashpër ndaj ‘deputetëve renegatë’: Cili popull ju ka votuar o palaço

FOTO/ Manjani i ashpër ndaj ‘deputetëve renegatë’: Cili popull ju ka votuar o palaço

10:55, 21/03/2019
A+ Aa A-

Sot në ditën që në parlament janë betuar edhe tre deputetë të tjerë nga opozita, të cilët janë etiketuar herë ‘tradhëtarë’, herë ‘të blerë’, e herë ‘renegatë’, ka reaguar mjaft ashpër edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një postim në Facebook ai ka publikuar një fletë votimi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ku duket qartë se ‘mire, apo keq’, votuesit kanë zgjedhur partitë dhe jo emrat në listat e tyre. Për këtë arsye, ai i quan palçollëk deklarat e tyre se, ‘më ka votuar populli’.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Kjo është fleta e votimit e përdorur në votimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Pra votuesit kanë zgjedhur partitë jo emrat në listat e tyre!!!

Të vetmit emra që mund të themi se janë zgjedhur janë ato të kryetarëve të partive që janë djathas fletës. Asnjë emër tjetër, po asnjë fare!

Nuk është zgjedhur as Lefter Koka e madje as Sali Berisha, Monika Kryemadhi apo Taulant Balla e Gramoz Ruçi me shokë…. Askush përveç partive dhe kryetarëve të tyre nuk është zgjedhur.

Le pastaj të pretendosh që populli paska zgjedhur fundlistësit Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Kujtim Gjuzi, Ralf Gjoni e te tjerë që s’ua dimë as emrat.

Ky është sistemi i votimit që kemi!

Ndaj ato deklaratat e renegatëve që ‘më ka votuar populli’ janë palaçollëk politik e juridik! Le pastaj ata që deklarojnë se ‘ju ka thënë Amerika dhe Europa…’

E përsëris: ligjet përcaktojnë si zëvendësohen emrat, por jo partitë në Parlament!

Ky është sistemi i partive jo i emrave, për të mirë apo për të keq!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco