Kryemadhi: Presidenti le të bëjë punën e tij, ne si opozitë jemi të unifikuar

Kryemadhi: Presidenti le të bëjë punën e tij, ne si opozitë jemi të unifikuar

10:52, 21/03/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e përforcoi edhe më vendosmërinë e opozitës për të vazhduar protesta, por këtë radhë e e drejtuar nga populli. Kryemadhi tregoi edhe pozicionin e LSI-së përkundër deklaratës së fortë që dha dje Presidenti Ilir Meta për rrugët e zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Këtu nuk është më çështje revolte pallati apo opozite, - tha Kryemadhi, -  por është revolta e një populli që është ngritur për hallet e veta, jo për për të Lulit apo Monës, por për hallet e veta.”

E pyetur nga mediat nëse do t’ia sugjeronte, dorëzimin e mandatit, Presidentit, ashtu siç ai u shpreh dje, kryetarja e LSI-së tha: “Se ç’do të bëjë Presidenti, është zgjedhje e tij. Presidenti le të bëjë punën  e tij, zyrtare, legjitime, jolegjitime... Nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, kurse ne si opozitë kemi qëndrim të unifikuar.”

Por, cila është axhenda e opozitës në vijim?

“Axhenda është shumë e thjeshtë, - tha Kryemadhi. - Nuk ka axhendë! Opozita nuk drejton më popullin, por populli drejton opozitën dhe pozicionimi ynë për të djegur mandatet është për t’i kthyer vlerat politikës, se deputeti është një përfaqësues i qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco