Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

VIDEO/ Ralf Gjoni flet pas bojatisjes: Kush e porositi sulmin

VIDEO/ Ralf Gjoni flet pas bojatisjes: Kush e porositi sulmin

10:16, 21/03/2019
A+ Aa A-

Ralf Gjoni, deputeti i ri i Kuvendit që u spërkat me bojë të kuqe nga një protestues para se të bënte sot betimin, tregoi për mediat se si ndodhi incidenti, që e frikësoi dhe bëri aludimin se sulmi ishte porositur nga “ai” dhe “ajo”.

"Isha me vajzën lart dhe me mamanë, - tha Gjoni. -  Një djalë po priste tek kafja, ngjitur me derën e shtëpisë, çohet në këmbë dhe më hedh bojë me anë të një shiringe. Në fakt nuk e prita. Më frikësoi në fillim, sepse ishte e papritur. Por, dua të them se “ai” dhe “ajo” që e kanë porositur këtë lloj sjelljeje rrugaçërie rrugësh, duhet ta dinë që unë jam këtu dhe kam ardhur të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment për këtë lloj destabilizimi që atë po përpiqen të mbjellin në vendin tonë.

Unë jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj, të reja, pozitë, prindër fëmijësh që kanë shpresë që ky vend mund të bëhet. Kaq kam për momentin, do të flas më vonë pas betimit."   

I pyetur nga gazetët se për kë do të votonte në Kuvend, pro apo kundër qeverisë, Gjoni u indinjua: “A më njihni ju mua apo jo?! Pse, kam ardhur për t’i bërë fresk, Qeverisë?!” tha ai.

Gazetarët: Si mendoni, kush e ka porositur?

Gjoni: "Besoj se ju mund ta merrni më mirë se unë, apo jo?! Policia besoj se po bën verifikimet. Tani unë duhet të betohem, sepse kam ardhur për t’u betuar këtu, jo për të bërë lajm. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shteti, por për të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që sot ndihen të papërfaqësuar nga kjo klasë e papërgjegjshme politike.

Unë jam i shkolluar jashtë, jam i punësuar jashtë, jam edhe shtetas i huaj, edhe shtetas shqiptar dhe jam krenar për atë që kemi arritur gjatë gjithë këtyre viteve në vend dhe nuk do të lejoj që emri im dhe kontributi im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi21/03/2019 13:10

Haha...ky trembet nga boja jo me nga te tjerat. Deshtak qe perpiqej tere keto muajt e fundit te terhiqte vemendjen e Rames ne 'debatet' televizive. Plehre e pariciklueshme.

Kot21/03/2019 10:25

Meqe qenka rroge e qelbur jepe per bamiresi

.21/03/2019 10:21

p... i sateme

Shto koment

Denonco