Deklarata e fortë e PD-së: Ja si do të veprojmë me zgjedhjet e 30 qershorit

Deklarata e fortë e PD-së: Ja si do të veprojmë me zgjedhjet e 30 qershorit

19:32, 20/03/2019
A+ Aa A-

Opozita duket shumë e qartë në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sa kohë kryeministër do të jetë Edi Rama.

Ky qëndrim është përforcuar edhe më shumë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë një bisede televizive në Ora News, ku është shprehur se “Largimi i Ramës është kusht dhe për negociata me mazhorancën për tejkalimin e krizës.’

“Nuk ka kuptim të marrësh pjesë në zgjedhjet vendore, sa kohë ne betejën po e bëjmë për zgjedhjet e përgjithshme.”, tha Spaho.

Por a do të pranojë opozita që negociator të jetë Presidenti, Ilir Meta?

“Ne kemi qenë shumë të qartë në këtë pikë. Nuk hyjmë në negociata pa u tërhequr Edi Rama. Pasi të largohet Edi Rama, sigurisht dikush do të jetë ndërmjetës, Presidenti, ndërkombëtarët, kushdo që të jetë është i mirëpritur për të biseduar për një qeveri tranzitore.

Nënkryetari demokrat ka komentuar po ashtu edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve

“Asnjëherë nuk ka për të pasur stabilitet nëse nuk do të ngrejnë demokraci të vërtetë. Edhe qëllimi i opozitës është ky që ta lëvizi vendin nga kjo "demokracia" e stabilitetit në një demokraci të qytetarëve.”, tha Spaho.

Ndërkohë që sinjali I parë që opozita mund të mos futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është fakti që si PD ashtu edhe LSI, nuk dorëzuan në KQZ emrat e komisionerëve që do të përgatisin procesin zgjedhor te 30 qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zaho23/03/2019 20:13

Shume mire ben opozita, eshte shume e vonuar biles. Te kish filluar qe ne vitin e pare te qeverisjes se qelbesirave. Dihet qe kryedoçi do vidhte e shkarronte vendin, siç beri me Tiranen. Demet do ishin me te pakta, por s'ka gje me mire votre se kurre. Duhet ti drejtohet te gjithe shqiptareve te djathte e te manteau te boktoje zgjedjet qe pregatitet te vjedhe i ndyri tradhetar te Shqiperise e te mbareshqiptareve. Poshte qeni i semure!!!

Alban Tirana23/03/2019 13:56

Rama i ka vjedh votat e 2017, meqenese Rama thote se e kam shumicen , atehere pse ka frike nga riperseritja e zgjedhjeve ?

demokrati socialist 22/03/2019 11:20

Rama jep doreheqjen dhe emnohet nga mazhorance me drejtu bisedimet me opoziten. Krijohet qeveria tranzitore, bahen zgjedhjet, i fiton prep PS-ja dhe zgjedhin Ramen kryeminister. Me Ramen apo nje tjeter si Rama majtas a djathtas, nuk ndryshon asgja. Kur s'ka drejtsi, sistem, institucione, rregulla sens dashniet dhe skarificet per vendin, s'ka me pas kurr as prosperitet, as stabilitet dhe as demokraci.

Krist21/03/2019 00:28

vera-Nuk ka demokraci te qytetareve,dhe as demokraci te stabilitetit,por ka vetem Regjim (apo quaje Shtet) Demokratik.Matianet ,i njoh njerez serioze-qe nuk qeshin kot ,apo me vehten e vet.Kane edhe shume shprehje popullore,me vlere,por qe ti (qe sikur don me u paraqit si matione),nuk i njihke mire.Por te lutem,mos i deformo fjalet e mencme matiane.

vera20/03/2019 19:46

hahahaaaaaaaaaa, demokracia e qytetareve te zevendesohet me "demokracine" e stabilitetit. Ne Mat perdoret shprehja"qesh edhe edhi"!!!

Shto koment

Denonco