Studenti bën rezil ministrin Lleshaj, shikoni si kërkon ta shpëtojë Ardi Veliu shefin

Studenti bën rezil ministrin Lleshaj, shikoni si kërkon ta shpëtojë Ardi Veliu shefin

19:44, 19/03/2019
A+ Aa A-

Ministri Sandër Lleshaj u bë rezil sot nga studentët në Durrës, të cilët i kërkonin llogari për gazin lotsjellës që u hodhi gjatë protestave.

Por, detaji që shpëtoi pa u vënë re, ishte momenti kur ndërsa studentët i thërrisnin “Turp...Turp...Turp”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu që ndodhet pas shefit të tij, përpiqet ta kapë prej mënge eprorin e tij, për ta shpëtuar nga sikleti ku ishte futur.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Ardi Veliu i thotë pa sukses nën zë Lleshajt disa herë që të ikin, ndërsa ky i fundit vazhdon përplasjen verbale me studentin që i thotë që “hë ça do bëni do na arrestojnë këto shoqëruesit e tu”.

Duke iu marrë goja, Lleshaj i drejtohet studentit me fjalët; “Pse ty do të të jap llogari se kur vij”, ndërsa Ardi Veliu duket i dorëzuar për ta tërhequr shefin e tij nga kjo bisedë turpëruese me studentët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi22/03/2019 05:35

O Zot, ku ka arritur Shqiperia qe drejtojne keto lloj 'burokratesh' qe dine vetem metoda ushrarake ku cdo 'ushtar' duhet te bindet ...

Shto koment

Denonco