Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Flet studenti për Syri.net, ja çfarë ndodhi me ministrin Lleshaj sot në Universitet

Flet studenti për Syri.net, ja çfarë ndodhi me ministrin Lleshaj sot në Universitet

16:38, 19/03/2019
A+ Aa A-

Studentët e Universitetit të Durrësit dhe anëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë rreth patën një përplasje verbale ditën e sotme me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ku i kërkuan këtij të fundit llogari për gazin lotsjellës dhe këshillimin që i kishte bërë eprorit të tij Edi Rama për kanabizimin e vendit.

Në lidhje direkte me syri. Net, Ndrec Pjetri kryetar i FRPD-së së Durrësit shpjegoi fillimisht se si e mësuan që ministri Lleshaj do të ishte i pranishëm në universitetin ku ata mësojnë.

“Organizimi ka qenë plotësisht spontan. Paraditen e sotme pamë forca police rreth universitetit. Në orën 10.00 na është thënë që Ministri i Brendshëm ka takim me studentët. Qëllimi ynë ka qenë të mos e lejmë të futët fare në Universitet. Se si mund të futet në Universitet kur në protestën e parë që ne bëmë ai na hedh lëndë kimike.

Spontanisisht hemi organizuar 100 studentë  dhe të rinj të FRPd dhe pak para se të vinte ministri, aty kemi pasur një konfrontim me policinë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj nesh.

Në këtë moment ka ardhur ministri Lleshi si për të na thënë që të kishim kujdes kur merreni me mua se ju e dini mirë se  çfarë ju ndodh.  Dhe aty revolta jonë u shtua dhe nuk arritëm ta kontrollonim  as vetë”

Pjetri ka rrëfyer më tej se në këtë takim ministri Lleshaj, e shoqëronin rreth 50 forca policie.

“Bashkë me forcat e policicë kanë qenë mbi 50 forca uniforma ndërsa brenda ambienteve të universitetit kanë qenë rreth 20 bodiguardë. Kërkesa e parë e studentëve ka qenë çfarë janë gjithë këta bodiguardë dhe kanë kërkuar që ata të dalin jashtë, ndërsa ai na u përgjigj se kjo është pjkesë e protokollit”

Drejtuesi i FRPD-së tregoi më tej edhe debatin që u zhvillua në brendësi të ambienteve me ministrin Lleshaj.

“Është zhvlluar goxha debat me studentët që ishin në takim, sepse pjesa tjetër ishin përzgjedhur. Ata i kanë kujtuar ministrit gazin helmues që ka hedhur ndaj tyre. Dhe tjetra ç’kishte ministri të fliste për Paktin për Universitetin dhe Plehrat”

Për fatin e mirë të tyre pas prostesta nuk është shoqëruar me arrestime siç ka ndodhur më herët.

 

 

“Kjo ishte në pritshmëritë tona më të ulta për protestën, që do të arrestoheshim pasi të mbaronte protesta. Lufta jonë kundër kësaj qeverië nuk mund të kufizohet me arrestime dhe me lëndë kimike të përdorura ndaj nesh. Përkushtimi ynë i vetëm është largimi i kryeministrit Rama”-tha drejtuesi i FRPD-së Durrës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco